Me prova/ Drejtori i 5D në krah të fushatës së Fatmir Xhafajt/ Këlliçi: SPAK të veprojë!
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, në një postim në Facebook ka denoncuar një tjetër rast në Njësinë nr. 10, ku Enton Punavija, i lidhur me fushatën e Fatmir Xhafajt, po ushtron ndikim zgjedhor të paligjshëm. Sipas Këlliçit, Punavija ka një të kaluar të diskutueshme financiare dhe duhet të ishte subjekt i burgut. Partia Demokratike kërkon veprim nga SPAK për të ndalur këto praktika të paligjshme zgjedhore.
Reagimi
Fushatë 5D, për deputetin 5D!
SPAK shpalli një muaj më parë me bujë të madhe Task Forcën për zgjedhjet e 11 Majit!
Deri më sot kam denoncuar 3 raste flagrante të shtrimit të asfaltit elektoral në lagjet e Tiranës, pa asnjë tabelë informuese dhe pa asnjë informacion dhe nga SPAK ka patur heshtje totale!!!
Ja ku është një tjetër rast flagrant i ndikimit të paligjshëm zgjedhor, në mes të Tiranës në Njësinë nr.10, ku drejtori 5D Enton Punavija, del në krah të fushatës së Fatmir Xhafajt.
Një person që do duhej të ishte subjekt i burgut, për shkak të vjedhjes së buxhetit të Bashkisë Tiranë, bëhet ushtrues i ndikimit mbi zgjedhësit.
Partia Demokratike i bën thirrje SPAK-ut të veprojë ndaj këtyre shokëve të qelisë dhe fushatës së Veliajt.
Pëndryshe, të na rrojë Task Forca!!!
Pëndryshe, të na rrojë Task Forca!!!


ImageImage