Kandidati për deputet i PD-së, Klevis Balliu i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, duke shpallur disa pika të programit të Aleancës për Shqipërinë Madhështore.
Në reagimin e tij në Facebook, Balliu akuzon kryeministrin se nuk ka si e kupton ekonominë e qytetarëve shqiptarë pasi ai mban në tavolinë një shishe vere që kushton 35 mijë euro. Sipas Balliut, shqiptarët i kanë kuptuar shumë qartë politikat ekonomike të narkokryeministrit dhe sipas tij qytetarët do t’ja japin përgjigjen në 11 maj.