Bie sërish zjarr në fushën e mbetjeve në Vlorë, flakët po përhapen nga era
Në fushën e mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës ka rënë sërish zjarr. Zjarri ka rënë mbrëmjen e djeshme dhe vijon ende. Flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës dhe rrezikojnë 5 banesa afër. Zjarrëfiksit por dhe punonjës së bashkisë janë në terren për izolimin e flakëve dhe shuarjen e tyre.
Nuk është hera e parë që fusha e mbetjeve në qytetin bregdetar përfshihet nga flakët të cilat çlirojnë tym toksik. E vetmja zgjidhje sipas specialistëve është largimi i mbetjeve drejt lanfildit të Sherishtës.