Standard & Poor’s rrëzon ‘programin elektoral’ të Ramës: Nuk ka integrim në BE as në vitin 2030

Shërbimi ndërkombëtar i analizimit të cilësisë së borxheve, Standard & Poor’s vlerëson se ekonomia shqiptare është mjaftueshëm e shëndetshme për të shlyer huatë që merr, shkruan A2 CNN.

Për herë të dytë në harkun e një viti, agjencia që ndihmon investitorët të kuptojnë aftësinë e një shteti, kompanie apo institucioni për të shlyer borxhet ka rritur në “BB-“ vlerësimin për Shqipërinë nga “B+” që ishte.Duke parë përpara, parashikojmë që ekonomia shqiptare do të zgjerohet me një mesatare prej rreth 3.5% në vit gjatë periudhës 2024–2027. Megjithatë, ky parashikim mbetet i ndjeshëm ndaj rreziqeve të kahut negativ, veçanërisht atyre që lidhen me tregun e punës dhe me mundësinë e një dobësie të zgjatur ekonomike në Evropë”.Sipas metodologjisë së shkallëzuar të Standard & Poor’s që nis me notën “CG”, gati në faliment e që mbyllet me vlerësimin “AAA”, e barazvlefshme me e “e shkëlqyer”, Shqipëria renditet gati në mesin e piramidës. Ekonomia e vendit përcaktohet se ka “aftësi e kufizuar për pagesë”.Megjithatë, vlerësimi i Shqipërisë mbetet i kufizuar nga kuadri institucional relativisht i dobët, mundësitë e kufizuara të politikës monetare, dhe nevojat e moderuara për financim të jashtëm. Mbi 50% e borxhit të qeverisë është në monedhë të huaj ose me afat të shkurtër. Për më tepër, ekonomia përdor gjerësisht euron dhe është shumë informale”.

Por fotografia që Standard & Poor’s i bën ekonomisë shqiptare nuk është vetëm me ngjyra. Në një kohë që qeveria po e përdor si “kalë beteje” për zgjedhjet e 11 majit, agjencia paralajmëron se “ëndrra europiane” mund të mbesë në sirtar edhe përtej 2030-s.

“Pa një përpjekje të konsiderueshme për të përshpejtuar ritmin e reformave, ne e konsiderojmë të pamundur që Shqipëria të jetë e pranueshme për anëtarësim në BE përpara vitit 2030”.

Në 23 mars 2024, shërbimi ndërkombëtar i analizimit të cilësisë së borxheve përmirësoi për herë të parë vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në ‘BB-‘ nga ‘B+’, duke theksuar përmirësimin e pozicionit fiskal dhe të jashtëm të vendit.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *