T’i bëjmë ‘presion’ Europës më 11 maj!’ duke zgjedhur sërish Edi Ramën?!

T’i bëjmë ‘presion’ Europës më 11 maj!’ duke zgjedhur sërish Edi Ramën?!

Nga Irena Beqiraj/

Përtej presionit të Trumpit , Europës i kanoset edhe një presion tjetër i papërballueshëm, ai i rizgjedhjes së Edi Rames në 11 maj !

Ndërsa presionit te parë edhe pse vështirësisht, me kohën mund ti gjendet zgjidhja, presionit te dytë “bezdisjes nga Rama” vështirë se i gjejnë zgjidhje europianët!

A ju kujtohet sesi në 2022 I ulur në gjynjë dukej sikur i thoshte Kryeministrit te Luksemburgut :

Zoti krijoi gjithçka në përsosmëri, por unë dyshoj se kur Zoti të krijoi ty, Ai donte te dukej. Do të isha i nderuar të dukesha edhe unë duke të bërë edhe ty timin”.

Çfarë shfaqje! Si mund të mos jesh I sjellshëm me një burrë te gjatë me hernie qe ulët në gjynjë?

Po në 2023 a ju kujtohet përqafimi i Melonit ?! Ai përqafim i la pa frymë të gjithë në atë shesh . Ndërsa populli për te mos t’a harruar ‘e skaliti” atë ditë vargje…

“Ish e enjte ajo ditë

Melonit ç’i panë sytë

se ç’ju hodh “Trimi” në grykë

Korba grua u çudit.

Nuk e priste “e gjora” grua

S’pipëtiu u hutua !

Seç u skuq e u bë prush

“Trimi ynë” e zuri ngushtë !

Ursula plakë i afrohet

I thotë ca fjalë që të qetësohet:

“Je e re , por do të mësohesh ,

Mbaj distancën që të mbrohesh !

Trimit ( Ramës) kur s’ja var njeri

Bën skena të bjerë në sy”!

Megjithëse Meloni vendosi ” të mos mbrohet”. Përkundrazi per cdo ” përqafim në fragrancë” kërkon një marrveshje në favor të saj si ajo e qendrave të emigrantëve në Gjadër!

Apo ndoshta e harruat kur i vendosi liderët Europianë para Pikturës “Përdhunimi I Europës” duke i poshtëruar në emër të mikpritjes?!

Si popull gazdashës ne dhe mund të argetohemi të qeshim me këto shfaqje. Por nëse duam të futemi në Europë ka ardhur koha që të jemi seriozë edhe mbi te gjitha “të mëshirshëm” me liderat Europianë!

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *