‘Tirana përpihet nga mbeturinat”, Këlliçi: Bashkia Tiranë ka dështuar në të gjitha aspektet
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se Tirana është e përpirë ga mbeturinat dhe se Bashkia Tiranë ka dështuar në të gjitha aspektet, i ka humbur të gjitha funksionet
Postimi
Tirana përpihet nga mbeturinat!
Nxënësit në shkolla duhet të mësojnë si të ruajnë mjedisin, si ta mbajnë të pastër atë.
Ndërsa nxënësit në Tiranë kalojnë mbi plehrat e hapura rrugëve për të shkuar aty ku duhet të mësohet e kundërta, pastaj edhe pasi kryejnë mësimin, sërish kthehen nga e njëjta rrugë, mbi të njëjtën pështirësi kudërmuese të kësaj qeverie të papërgjegjshme, të kësaj qeverie, e cila e përbuz qytetarin e saj vazhdimisht
Qartësisht, Bashkia Tiranë ka dështuar në të gjitha aspektet, i ka humbur të gjitha funksionet.
Gjithçka që ndodh, vetëm sa qëmton të vërtetën e kapitullimit të këtij institucioni inekzistent për qytetarët.
Institucion, i cili është shndërruar në një patate të nxehtë e cila hidhet nga një dorë në një dorë tjetër, prandaj Tirana është në kaos.