Berisha: Rama ka ndërhyrë në mënyrë brutale në shkarkimet dhe emërimet në Bashki

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e Edi Ramës, i cili tha mëngjesin e sotëm se, nuk përfshihet në drejtimin e Bashkisë Tiranë. Berisha u shpreh se, Kryeministri ka ndërhyrë në mënyrë brutale në emërimet dhe shkarkimet në Bashki pas arrestimit të Erion Veliajt.

Ai theksoi se nënkryetarja e Bashkisë, Ina Goxhaj, të cilës iu delegua firma nga Veliaj, u dëbua nga institucioni vendor.

“Lidhur me pyetjen se kush qeveris bashkinë e Tiranës kjo është e faktuar, është një zonjë që quhet Anuela Ristani, e cila u shkarkuara nga kryetari në qeli i detyrës.

U emëruar një zonjë tjetër e cila u thirr dhe u kërcënua nga Edi Rama në mënyrën më pak dinjitoze, jo vetëm u kërcënua por u dëbua nga puna sepse Erion Veliaj i delegoi firmën si njeriu që i besonte për të kryer veprimet ne vend të kryetarit. Këto akte janë publike, është Rama ai që ka ndërhyrë në mënyrë brutale në shkarkimet dhe emërimet ne Bashkinë Tiranë. Ligji e ndalon në mënyrë kategorike.

Kryeministri nëse ka një mosaprovim ai mund ti adresohet gjykatës por jo të ndërmarr veprim ekzekutim ndaj tij”, tha Berisha.

Share it :