‘Ka një problem që quhet Edi Rama’/ Ministri i Brendshëm i Italisë: Qeveria shqiptare po rrezikon sigurinë e qyteteve italiane

‘Ka një problem që quhet Edi Rama’/ Ministri i Brendshëm i Italisë: Qeveria shqiptare po rrezikon sigurinë e qyteteve italiane

Nga Alba Kepi

Qeveria Italiane po përgatitet për të firmosur një draft të ri ligjor që do të modifikojë kampet e emigrantëve në Shqipëri nga qendra identifikimi kufitar në pritje të pranimit o jo të kërkesës për azil, në kampet e qëndrimit për emigrantë të dërguar nga Italia.

Ministri italian Piantedosi konfirmon, “kështu qytetet italiane do të jenë më të sigurta”.

Qeveria Meloni ka gati një draft të ri ligjor mbi kampet e emigrantëve në Shqipëri që ende janë të pafunksionueshme për shkak të bllokimit nga drejtësia dhe në pritje të një vendimi nga Gjykata Europiane ku marrëveshja “Itali-Shqipëri” është dërguar nga gjykatësit italianë.

Vendimi i drejtësisë europiane pritet të zhbllokojë këtë ngërç e të zyrtarizojë ose jo funksionimin e dy kampeve në Shqipëri në përputhje me normativën ligjore të BE-së.

Por mesa duket qeveria italiane ka nxitim e nuk pret, ose nuk ka besim se ky vendim do të jetë në favor të saj. Ekspertët e ekzekutivit kanë gati një draft të ri ligjor që do të modifikojë marrëveshjen mbi qendrat e emigrantëve në Shqipëri.

Ky draft do të shndërrojë kampet e Shëngjinit e Gjadrit në CPR, Qendra të Qëndrimit për Riatdhesim, duke menjanuar kriterin e vendeve të sigurta e transferimin e emigrantëve nga ujrat ekstraterritoriale.

Me këtë draft të ri, në kampet e Shëngjinit e Gjadrit do të mbërrijnë azilkërkues që në Itali u është refuzuar kërkesa për azil e kanë marrë një urdhër dëbimi e riatdhesimi nga Italia.

Këtë fakt e ka pohuar dhe Ministri i Brendshëm italian Matteo Piantedosi në një intervistë dhënë sot për të përditshmen La Stampa ku shprehet se “kampet e Shëngjinit e Gjadrit mund të kenë një rol për të forcuar sistemin italian të riatdhesimit të emigrantëve që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Itali”.

“Është një mënyrë,” shton ai, “për të nisur e bërë të funksionueshme një pjesë të strukturave të paracaktuara fillimisht për procedurat e shpejtuara kufitare.”

Ministri Piantedosi thekson se “në këtë mënyrë mund të çojmë në shtëpitë e tyre ata që bëjnë të pasigurta qytetet tona”. Kreu i sigurisë dhe rendit publik në Itali, konfirmon se si territori shqiptar me dy kampet e ngritura nën juridiksionin italian për një procedurë identifikimi të shpejtuar e fazë pritje ditore të kërkesave të azilkërkuesve, do të mund të shndërrohet në një vend shkarkimi për azilantë të rrezikshëm e të dërguar nga Italia.

Duke analizuar të dhënat e emigrantëve që kanë zbarkuar në Itali gjatë 2025, ministri i brendshëm konfirmon se në krahasim me 2024 për të njëjtën periudhë kohore, fluksi i tyre është ulur me 17% e në krahasim me 2023 me 58%.

Image

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *