Xhixho: Mashtrimi elektoral i Edi Ramës u shkërmoq pa nisur ende fushata.

Mashtrimi elektoral i Edi Ramës u shkërmoq pa nisur ende fushata.
Nga Eris Xhixho

Shërbimi ndërkombëtar i analizimit të cilësisë së borxheve, Standard & Poor’s, vlerëson se qeveria e Edi Ramës nuk e realizon dot anëtarësimin e BE-së në 2030.

Ndërsa përpiqet të mbledhë votën e shqiptarëve duke u premtuar pasaportën europiane, pasi në tre mandate nuk u siguroi dot as ujë 24 orë, por i zhyti në varfëri e i detyroi të emigrojnë njësoj si në vitet ’90, Standard & Poor’s i kujton Ramës se:

👉 Vlerësimi i Shqipërisë mbetet i kufizuar nga kuadri institucional relativisht i dobët, mundësitë e kufizuara të politikës monetare, dhe nevojat e moderuara për financim të jashtëm. Mbi 50% e borxhit të qeverisë është në monedhë të huaj ose me afat të shkurtër. Për më tepër, ekonomia përdor gjerësisht euron dhe është shumë informale.

Standard & Poor’s i kujton jo vetëm Ramës, por të gjithë shqiptarëve se:
👉 Pa një përpjekje të konsiderueshme për të përshpejtuar ritmin e reformave, ne e konsiderojmë të pamundur që Shqipëria të jetë e pranueshme për anëtarësim në BE përpara vitit 2030.

Më 11 maj, shqiptarët do të zgjedhin programin e Aleancës për Shqipërinë Madhështore, duke refuzuar çdo përpjekje të dëshpëruar të Edi Ramës për të mbajtur pushtetin me mashtrime!

Programi ynë me pesë prioritete për 4 milionë shqiptarë do të shtrojë rrugën për një Shqipëri që ecën me hapa të sigurt drejt Bashkimit Europian. Demokracia dhe shteti i së drejtës janë të panegociueshme për Bashkimin Europian dhe ne kemi të gjithë vullnetin, energjinë dhe ekipin që do ta përshpejtojmë udhëtimin e Shqipërisë drejt tij duke ndërtuar standarde europiane në vendin tonë

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *