Nga bizneset në SHBA dhe te mediat e inceneratorëve/ Gazetari: Ja si funksionon skema e parave të Arbër Veliajt

Nga bizneset në SHBA dhe te mediat e inceneratorëve/ Gazetari: Ja si funksionon skema e parave të Arbër Veliajt

Gazetari Elvi Fundo ka zbuluar skemën se si Arbër Veliaj merr paratë nga bizneset dhe i dërgon në SHBA për mbrojtjen e Erion Veliajt.

ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” me Flavio Qarrin në “Syri TV”, Fundo tha se në këtë skemë janë të përfshira edhe mediat e inceneratorëve

Nga kontrata e cila është publikuar nga ne 2 -3 javë më parë, madje dhe Arbër Veliaj u përgjigj që tha jam unë, dal garant. Kemi të bëjmë me një kompani nga Arbër Veliaj, që është një nga kompanitë kryesore në menaxhimin e reklamave të mediave kryesore. Blihet një kompani, jo çuditërisht bëhet menaxherja kryesore e buxheteve që japin bizneset private në këtë vend për mediat.

Skema është e qartë, kompania private ia jep Arbër Veliajt dhe më pas ai ua jep mediave. Më pas Arbër Veliaj bën ndarjen sipas interesave, kërcet telefoni i famshëm në burg. Merrni Karlon, mediat e inceneratorëve, dalin informacionet ‘fake news’, për të nxitur gënjeshtrën në publik, për të bërë qokat e Bashkisë së Tiranës

Arbër Veliaj merr edhe paratë e koncensionarëve dhe më pas i shpërndan në media, që duhet t’i dirigjojnë sipas interesave të politikës, dhe pasi mediat marrin paratë dhe më pas propagandojnë qeveritarët, politikanët, se sa i bukur është inceneratori i Tiranës. Po ta shikosh në mediat e inceneratorëve apo të paguara nga paratë e korrupsionit të shtetit apo dhe me skema të tjera.
Merr para, pasurohet e shkon deri në SHBA për të mbrojtur Erion Veliajn që është në burg për korrupsion. Në audio-përgjime, Veliaj nga burgu jep porosi të mbahet fokusi te brekët e Ajolës, dhe mediat bëjnë çfarë thotë ai nga burgu dhe komandën e çon përmes Arbër Veliajt.

Skema është provuar. Ditën e gjyqit në Apelin e GJKKO-së, janë shpërndarë materiale të SPAK-ut për të krijuar tymnajë që ishte SPAK-u që po i nxjerr dokumentet e Veliajt. Dokumentet dalin pas vendimit të gjykatës, e marrin avokatët.

Nuk zbardhin mediat 800 mijë euro blerje të Ajolës, se si ka gjetur SPAK-u dokumentet për blerjet, i ka çuar dogana shqiptare, dhe këta e goditën me media e propagandë ‘mbajeni me këto’ dhe kanë ardhur nga telefonatat nga burgu”, tha Fundo./ CNA

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *