Pas 12 vitesh ne pushtet nuk jep llogari/ Berisha: Rama të vijë në debat, por është mbyllur me zhaba dhe Lali Lulin

Pas 12 vitesh ne pushtet nuk jep llogari/ Berisha: Rama të vijë në debat, por është mbyllur me zhaba dhe Lali Lulin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një daljeje nga selia blu sot sfidoi Kryeministrin Edi Rama në debat para zgjedhjeve të 11 majit.

Një njeri që ka qeverisur 12 vite duhej të ishte 12 herë i gatshëm të dilte para qytetarëve. Dhe bën lojën e klounit. Ka gjetur një Lali Lulin aty dhe e zëvendësoi Lali Erin dhe kjo është paraqitja e tij. Është dizastër. Të vijë në debat televiziv, qoftë edhe për një temë të vetme. Të dalim në debat për integrimin evropian, të vijë. Integrimi i tij evropian është një piramidë madhore mashtrimi”, tha Berisha.

Po, del me pasaportë ky, po prit, çfarë u ofron shqiptarëve? U ofron shqiptarëve integrimin evropian me largimin nga Shqipëria dhe integrimin në Europë të tyre. Kurse Shqipëria protektorat krimi, droge dhe hajnie. Prisni se të vërtetat nuk i fshehin dot as thellësitë e oqeaneve, as bërthama e tokës, as galaksitë. Kudo që të jenë ato, do të dalin dhe shqiptarët do marrin vesh dora-dorës se si po dalin ato vrullshëm”

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *