Berisha: Rama rrëmbeu 24 hektarë tokë të kishës ortodokse me ndihmën e kreut të Arkivave! Ndodhet në një prej kanioneve më të bukur në botë

Berisha: Rama rrëmbeu 24 hektarë tokë të kishës ortodokse me ndihmën e kreut të Arkivave! Ndodhet në një prej kanioneve më të bukur në botë

Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se Rama, së bashku me familjen e tij i rrëmbyen Kishës Ortodokse, 24 hektarë tokë, dhe kjo sipas tij, është realizuar në bashkëpunim me kreun e arkivave, Ardit Bido.

Në një konferencë për median nga selia blu, Berisha tha rrëmbimi i 24 hektarëve tokë të Kishës Ortodokse, është një nga plaçkitjet më të mëdha, që pati pasoja ndër më seriozet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Kreu i PD, Sali Berisha, në konferencën me gazetarët tha se grabitja e 24 hektarëve nga Rama ndodhi në një prej kanioneve më të bukura të botës, kanioni i Gjipesë, i vlerësuar nga studiuesit ndërkombëtarë për vlerat e tij.

Berisha theksoi se kjo tokë është shtrirë nën manastirin e Skutarisë dhe se nuk ka asnjë dokument që reforma agrare të ketë prekur ndonjë pronë të familjes Koleka, lidhur me një mekanizëm grabitjeje të tokave.

DEKLARATA E BERISHES

Rikthehemi sot te një nga plaçkitjet më të mëdha që pati pasoja ndër më seriozet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Plaçkitja që Edi Rama me emrin e mamasë së tij dhe vëllait të tij, në bashkëpunim me kushërinjtë e tij, i kanë bërë shtetit dhe kishës ortodokse shqiptare, duke i hrabitur 224 mijë metër katrorë tokë nga më të çmuarat.

Historiku i Edi Ramës, një hajn i papërmbajtur gjithë jetën e tij, shtrihet edhe në shumë e shumë dekada, periudha që ai akoma nuk kishte lindur fare.

Për dijeni, xhinsi nga nëna i Edi Ramës, siç e dini është nga fshati Vuno dhe ai ka qenë një xhins i varfër. Sipas dokumenteve, stërgjyshi i tij, Thomai ka pasur si gjë të gjallë 3-4 dhi dhe një apo dy derra.

Një personalitet i tyre i shkolluar, që ishte Spiro Koleka, anëtar i Byrosë Politike dhe ministër i disa qeverive të Enver Hoxhës, në kujtimet e tij, të publikuara nga e bija, rrëzon në mënyrë përfundimtare çdo disponim pronësie nga xhinsi Koleka, krahu i Thomait e këtej.

Territoret ku pretendohet janë territore publike ose territore të kishës. Ky i është vërsulur si një hajn i papërmbajtur pronave të kishës. Në dosjen e tij ka falsifikime të paimagjinueshme. Ka shqyrtime dhe vendime jashtë çdo afati ligjor dhe antiligjore.

Ka ndryshime datash që vetëm falsifikatorët që i kanë bërë, e dinë. Vendime gjykatash që janë të vitit 2003 dhe paraqiten si të vitit 2013. Nuk mund ta marrë vesh kush se çfarë qëndron aty sepse dosja është e kyçur në sirtarin personal të Sokol Sadushit. Cili është roli i Ardit Bidos, është jashtëzakonisht suspekt.

Nuk ekziston asnjë dokument kadastral që të faktojë se kjo tokë i përkiste Thoma Kolekës, Petro Kolekës, stërgjyshit dhe gjyshit direkt të Edi Ramës. Asnjë!

Ka një dëshmi të periudhës kur aty luftohej, se Vunoi ka qenë shesh luftimesh të egra mes ushtrisë greke dhe asaj italiane. E çuditshme është se si në atë periudhë, në kulmin e luftës, Bido gjen një dëshmi pronësie, e cila nuk përbën asnjë lloj kategorie ligjore. E cila nuk tregon asgjë se çfarë thotë ajo dëshmi.

Një gjë është e sigurt se ajo dëshmi kurrë nuk mund të provojë pronën e askujt, aq më tepër që është në kohën e një lufte të egër, kur dëshmitë përdoreshin sipas qejfit.

Njeriu më i shkolluar i tyre, që Edi Rama e quan Baba Piloja në kartolinat e Vitit të Ri, në memorien e tij, të publikuar nga vajza, dëshmon se është një familje e varfër.

Një familje e varfër me 24 hektarë tokë në breg nuk ekziston kund. Po ata nuk kishin tokë, ndaj edhe Piloja dëshmon që kishin tokë.

Nuk ka asnjë dokument që reforma agrare, e cila prekte çdo pronë mbi 5 hektarë, të ketë bërë ndërhyrjen më të vogël për të marrë ndonjë copë tokë nga familja Koleka, xhinsi i Edi Ramës, krahu i Edi Ramës.

Pra, investigimet që ka bërë gazetari investigativ, zoti Armand Maho, ndriçojnë në mënyrë të plotë dhe përfundimtare gjithë falsitetin dhe mekanizmat që u përdorën për të plaçkitur një pronë publike apo të kishës, e cila nuk është kurrë e vërtetë që thotë shtrihet atje lart në male, por shtrihet nën manastirin e Skutarisë, një nga tokat më të bukura aty.

Dhe shtrihet në njërin nga 20 kanionet më magjepsëse të planetit, që është kanioni i Gjipesë, i vlerësuar nga studiuesit ndërkombëtarë për vlerat e tij. Unë e përgëzoj dhe e falënderoj shumë zotin Maho për këtë investigim që ka bërë.

Natyrisht siç e dini vetë ju, mburoja e tij është Skapi i partisë dhe Sadushi i partisë që nuk nxjerr dosjen për të parë të gjithë veprimtarinë dhe falsifikimet që ka bërë familja e afërt me Ramën. Bashkë me Nushët.

Ata Nushët kanë qenë edhe më të varfër se keta. Ndërkohë në tokat e plaçkitura, aty pa leje fare janë ndërtuar fshatra turistike nga Vilma Nushi, e cila ëshët, ç’t’i thuash. Ma mirë ta lëmë ashtu siç është.

Unë e kuptoj që mediat e mëdha do e censurojnë sepse po më censurojnë përditë programin. Ne flasim para jush për programin, 4 mediat e mëdha në garë se si e si të censurojnë më shumë.

Dhe japin gjithë ditën zhapikët, hardhucat, bretkosat, thithlopat që përdor ai nga mëngjesi gjer në darkë.

Share it :