Berisha rrefen nje episod te viteve 90: Une nuk merzitem kur me sulmojne, ja pse

Berisha rrefen nje episod te viteve 90: Une nuk merzitem kur me sulmojne, ja pse

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” në Top Channel.

Ai u shpreh se e dinte që partia, PD do të çahej, teksa rrëfeu se çfarë i tha Lulzim Bashës.
“Edhe në vitet ’90 unë nuk zemërohesha me asnjë që më sulmonte. Pse? Sepse i thoja vetes ‘shiko, të thonë ç’të duan, se nuk janë këta që cenojnë psikologjinë tënde’. Unë po kërkoja gjëra që ishin tabu dhe po dukej se po dilja kundër regjimit që ata e donin, nuk janë diktuarat ashtu siç mendojnë njerëzit. Unë isha një nga ata që po u trazoja atyre psikologjinë. Po kaloja në Suk të Përmetit dhe më del një grua e veshur siç ishte koha, kishte marrë një bazë dheu dhe më gjuajti. E pyes pse më gjuajti, ‘ik, je kshu je ashtu’, më tha. I dhashë dorën, e kishte kallo, kooperativiste.
Unë nuk zemërohesha. Kur thirra foltoren njerëzit e mi të afërt më thanë ’po sikur të mos vijnë’ . u thashë ‘ 8 vetë të vijnë më mjaftojnë’. Unë entuziazmohem me praninë e madhe të njerëzve. Nuk mërzitem dhe kur ka prani të vogël. I vetëdijshëm për këtë… e dija unë që partia do çahej. Disa gjëra që mund të bënte ambasadorja nuk i kisha imgjinuar por e dija që njerëzit do kishin shqetësim ndaj këtij vendimi të Amerikës. Isha jashtëzakonisht i qetë. I them Bashës ‘Lul mos u përziej në këtë punë, as ti as partia. I thashë ‘ do e zgjidh vetë, me parimin e Hotit.”, u shpreh Berisha.

Share it :
Përdorimi i gazit të skaduar/ A po bën Edi Rama gjenocid të hapur dhe pa asnjë mëshirë ndaj shqiptarëve? Nga Felix Bilani/ Perdorimi i gazit lotsjellës të tipit CS, i rezultuar i skaduar që prej korrikut 2023, gjatë protestës në Tiranë nuk mund të trajtohet me si incident operacional apo gabim administrativ. Ky akt, i dokumentuar materialisht, përbën ushtrim të vetëdijshem të dhunës shtetërore ndaj popullsisë civile, në kushte ku rreziku shendetësor ishte i parashikueshëm, i njohur dhe i shmangshëm. Kur një shtet përdor substanca kimike të skaduara në hapesirë publike, duke ekspozuar masivisht qytetarë, kalimtare, të moshuar dhe femijë, ai nuk po administron rendin. Ai po prodhon dëm kolektiv. Në këtë kuptim, përtej terminologjisë teknike, ky akt përmbush kriteret e asaj që në gjuhen politike dhe morale quhet gjenocid i ngadaltë shendetësor, jo si eliminim i menjëhershëm fizik, por si ekspozim sistematik i popullsisë ndaj rrezikut, nëpërmjet mjeteve shtetërore, jashtë çdo norme sigurie. Skadenca si provë e dijenisë dhe qellimit duke parë se data e skadencës nuk është detaj i harruar në etiketë. Ajo është provë objektive e dijenisë së mundshme. Një institucion shtetëror, e di ose duhet te dijë çfarë përdor, e di ose duhet të dijë së një substancë e skaduar është jashtë certifikimit, e di ose duhet të dije se pasojat nuk janë më të kontrollueshme. Kjo e zhvendos çështjen nga pakujdesia e thjeshtë në pakujdesi të rëndë me elementë dashjeje eventuale, pranimi i rrezikut si pasojë e parëndësishme përballë objektivit të shtypjes. Sipas standardeve të National Institute of Justice (NIJ) dhe European Committee for Standardization (CEN), përdorimi i pajisjeve kimike pas skadencës është i ndaluar, është jashtë autorizimit ligjor, përbën rrezik serioz për shëndetin publik. Pra kemi përdorim të mjetit të rrezikshëm jashtë ligjit nga vetë shteti. Nga shkelje e të drejtave të njeriut në dhunë shtetërore sistemike Sipas konventës europiane për të drejtat e njeriut, shteti ka detyrim pozitiv të mbrojë jetën dhe shëndetin e individëve, veçanërisht kur ushtron forcë, por kur shteti, përdor substanca kimike të skaduara në mjedis urban pa diferencim midis protestuesve dhe popullsisë atëherë kemi dështim të rëndë të këtij detyrimi. Në këtë pikë, dhuna nuk është më episodike, Ajo bëhet sistematike, sepse buron nga politika shtetërore e menaxhimit të rendit dhe realizohet nga struktura të organizuara që prek një popullsi civile të gjerë Ky është territori juridik ku një fotogazetar, qytetar apo profesionist ka të drejtë morale dhe politike ta quajë këtë akt gjenocid, në kuptimin e shkatërrimit të qëllimshëm të shendetit dhe dinjitetit të popullsisë, jo përmes luftës, por përmes aparatit shtetëror. Përgjegjësia shtetërore nuk është abstrakte. Përgjegjësia është konkrete dhe e gjurmueshme….. kush ruajti stokun kush certifikoi pajisjet kush dha urdhrin kush e zbatoi kush heshti me pas. Mosveprimi pas faktit e bën shtetin bashkëpërgjegjës, sepse heshtja institucionale është vazhdim i aktit, jo korrigjim i tij. Sepse një shtet që përdor gaz kimik të skaduar ndaj qytetarëve të vet nuk ka me problem rendin publik. Ai ka problem legjitimitetin moral dhe juridik të vetë pushtetit. Burimet dhe referencat World Health Organization (WHO) Tear Gas and Riot Control Agents – Health and Safety Considerations Centers for Disease Control and Prevention (CDC) Facts About Riot Control Agents (CS) National Institute of Justice (NIJ – U.S. Department of Justice) Chemical Agent Use and Safety Guidelines European Committee for Standardization (CEN) Standards for Pyrotechnic and Chemical Croëd-Control Devices European Convention on Human Rights (ECHR / KEDNJ) Neni 2 (E drejta per jeten), Neni 8 (integriteti fizik) Hu, H. et al. Toxicological Revieë of Ortho-chlorobenzylidene malononitrile (CS) Journal of Occupational and Environmental Medicine.