Dita Ndërkombëtare e Teatrit e gjen Shqipërinë sërish pa Teatrin Kombëtar/ Xhixho: Voto Nr 1 Për Teatrin si dhe ku ishte

Sot Dita Nderkombetare e Teatri dhe Shqiperia pa Teatrin Kombetar te shembur ne menyre barbare nga qeveria Rama dhe Erjon Veliaj per interesa te oligarkeve

Pikerisht Për ta kujtuar dhe per te bere nje premtim per rindertimin e tij me garantin e perjetshem Ilir Meten, nenkryetarja e PL shkruan si me poshte

Dita Ndërkombëtare e Teatrit e gjen Shqipërinë sërish pa Teatrin Kombëtar/ Xhixho: Voto Nr 1 Për Teatrin si dhe ku ishte

Pesë vjet pasi u shemb pabesisht në mes të pandemisë, në shkelje të Kushtetutës, duke lënë pas rrënojat e dhunës dhe masakrës së kësaj qeverie kundër trashëgimisë kulturore dhe historike, Teatri është prova më e qartë e korrupsionit.

Qëndresa e jashtëzakonshme e artistëve dhe qytetarëve të Tiranës e ktheu Teatrin e vjetër në simbol të rezistencës ndaj keqqeverisjes dhe pazareve të pushtetit qendror e lokal me oligarkët.

Si kryeministër, Ilir Meta ishte njeriu që e ktheu Teatrin Kombëtar në zonë të mbrojtur. Kur ishte President u qëndroi në krah artistëve dhe qytetarëve të Tiranës që nuk u dorëzuan për më shumë se dy vjet, duke u kthyer në gardianë të trashëgimisë kulturore, memories dhe historisë së qytetit.

Si President i Republikës, Ilir Meta e kundërshtoi hapur shembjen në mënyrë antiligjore për të rrëmbyer pronën publike dhe e çoi në Gjykatë Kushtetuese këtë krim.

Ky akt barbar, i kryer tërësisht në shkelje të ligjit, do të marrë përgjigjen e merituar më 11 maj.

Vota për numrin 1, për Koalicionin për Shqipërinë Madhështore dhe Ilir Metën është garanci për ta ndërtuar Teatrin si ishte dhe ku ishte.

Share it :