Grabitja e 24 hektarëve nga Rama/ Berisha: Mburoja e tij është Skapi dhe Sadushi i partisë!

Grabitja e 24 hektarëve nga Rama/ Berisha: Mburoja e tij është Skapi dhe Sadushi i partisë!

Kreu i PD, Sali Berisha, në konferencën me gazetarët tha se grabitja e 24 hektarëve nga Rama ndodhi në një prej kanioneve më të bukura të botës, kanioni i Gjipesë, i vlerësuar nga studiuesit ndërkombëtarë për vlerat e tij.

Berisha theksoi se, kjo tokë është shtrirë nën manastirin e Skutarisë dhe se nuk ka asnjë dokument që reforma agrare të ketë prekur ndonjë pronë të familjes Koleka, lidhur me një mekanizëm grabitjeje të tokave.

“Nuk ka asnjë dokument që reforma agrare, e cila prekte çdo pronë mbi 5 hektarë, të ketë bërë ndërhyrjen më të vogël për të marrë ndonjë copë tokë nga familja Koleka, xhinsi i Edi Ramës, krahu i Edi Ramës.

Pra, investigimet që ka bërë gazetari investigativ, zoti Armand Maho, ndriçojnë në mënyrë të plotë dhe përfundimtare gjithë falsitetin dhe mekanizmat që u përdorën për të plaçkitur një pronë publike apo të kishës, e cila nuk është kurrë e vërtetë që thotë shtrihet atje lart në male, por shtrihet nën manastirin e Skutarisë, një nga tokat më të bukura aty.

Dhe shtrihet në njërin nga 20 kanionet më magjepsëse të planetit, që është kanioni i Gjipesë, i vlerësuar nga studiuesit ndërkombëtarë për vlerat e tij.

Unë e përgëzoj dhe e falënderoj shumë zotin Maho për këtë investigim që ka bërë.

Natyrisht siç e dini vetë ju, mburoja e tij është Skapi i partisë dhe Sadushi i partisë që nuk nxjerr dosjen për të parë të gjithë veprimtarinë dhe falsifikimet që ka bërë familja e afërt me Ramën. Bashkë me Nushët.

Ata Nushët kanë qenë edhe më të varfër se keta.

Ndërkohë në tokat e plaçkitura, aty pa leje fare janë ndërtuar fshatra turistike nga Vilma Nushi, e cila ëshët, ç’t’i thuash.

Ma mirë ta lëmë ashtu siç është.

Unë e kuptoj që mediat e mëdha do e censurojnë sepse po më censurojnë përditë programin.

Ne flasim para jush për programin, 4 mediat e mëdha në garë se si e si të censurojnë më shumë.

Dhe japin gjithë ditën zhapikët, hardhucat, bretkosat, thithlopat që përdor ai nga mëngjesi gjer në darkë”, tha Berisha.

Share it :