Hoxha zbardh skemën: Si krimi i organizuar i ka dhënë Ramës pushtetin, duke i zgjedhur deputetët

Hoxha zbardh skemën: Si krimi i organizuar i ka dhënë Ramës pushtetin, duke i zgjedhur deputetët

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV skemën, se si krimi i organizuar i ka dhënë Edi Ramës pushtetin. Gjatë bisedës në studio, Hoxha u shpreh se, krimi i ka dhënë Edi Ramës të paktën 5 deputetë që Rama të mbajë pushtetin.

‘Shprehja e mafias është se, minjtë e ndjenjë të parët që po mbytet anija. Në këtë vend minjtë çuditërisht janë ngrohtë në këtë vend, dhe po marr rastin e vitit 2021, se aty ata u shfaqën haptazi dhe konkretisht, sepse rezultati ishte i ngushtë dhe ata bëhen të rëndësishëm kur rezultati është i ngushtë, dhe bëjnë diferencën dhe shembulli më konkret ishte Shkodra

Çfarë nuk ka hequr ajo Shkodër dhe ka rezistuar. Ishte hera e parë që më ka zhgënjyer se, mendova vërtetë se mund të rezistonte, por në fakt rrethanat u krijuan që, nuk kishin zgjidhje tjetër veç se të dorëzoheshin, në ato kushte që u dorëzuan dhe ai qytet nuk kishte zgjidhje tjetër.

Iu vendos përpara alternativa ose, të zhdukeshin nga ai qytet, ose të pranonin sherifët e rinj që morën në dorëzim qytetin.

Në 2021 Rama përdori një taktikë tjetër. Filloi në shkurt 2020, një vit para zgjedhjeve siç ndodhi në 2016 me kanabizimin. Në 2020 nisi operacionin e famshëm OFL dhe u çoi formularë të gjithë atyre që njiheshin si bosë të krimit në vend.

Dhe ju tha se, tani na provoni se këto pasuri që gëzoni, nuk i keni përfituar nga pasuri të paligjshme, por të ligjshme. Dhe i akuzuar prap nga vendet partnere, se kishte lidhje me krimin e organizuar dhe më këtë thoshte se, nuk kishte lidhje dhe nxirrte atë bionden me syze saldatori që çonte formularin në vende ku e dinim se nuk ndodheshin aty.

Operacioni nisi me Hajrët, ata ishin në kërkim. Çfarë ndodhi në 2021, me kë u bënë Hajrët, me mazhorancën u bënë. Nuk kishin qenë në zgjedhje të tjera me mazhorancën.

Ai u çoi formularët dhe ju thoshte se, nëse nuk më mbështesni u lëshoj institucionet në kurriz. Çfarë ndodhi në fund të OFL, e hëngri Bektashi nga Kuçova, kompania që kishte autokombanjën që në kohën e Adil Çarçanit dhe të gjithë pasuritë e krimi të organizuar u legalizuan.

I legalizuan këta të SPAK-ut, dhe po të shikosh se, në dosjet që kanë sot për shkak të Sky dhe Encrochat, kanë të njëjtat grupe që i kanë patur aty dhe i kanë legalizuar.

Pas 2021, ai ndoqi taktikën tjetër se, e pa e gjithë bota se çfarë ndodhi. Kush e kishte ndihmuar të fitonte Shkodër, Durrës, Fushë Krujë, Lezhë, sot janë në kërkim ose gjendet në burg.

Pra këta e kanë bërë përmbysjen e sistemit, të votës së qytetarëve shqiptarë. Dhe këta nuk kanë zgjedhur 4-5 deputetë, por më shumë.

Tani i ka futur brenda dhe i mban varur, dhe Rama pasi ka mbaruar punë me ta, sot u thotë shiko, do rrini urtë se do ju gropos aty brenda. Ju duhet të jepni shembull se, nuk keni ndërruar drejtim dhe nëse unë jam në pushtet, ju mund ti gëzoni pasuritë tuaja.

Nëse Rama rrëzohet nga pushteti e gjithë vëmendja shkon tek ai, dhe ikën vëmendja nga ata’, tha gazetari Artan Hoxha në SYRI TV.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *