Dr. Thomas Kunze: PD e përfshirë thellësisht në luftën për të çliruar Shqipërinë nga ndikimi komunist!
Po zhvillohet në Tiranë tryeza “Reforma në Drejtësi, sfidat, pasojat dhe rruga e drejtë”, e organizuar nga Partia Demokratike dhe Fondacioni Konrad Adenauer. Drejtuesi i Fondacionit, Dr. Thomas Kunze, mbajti një fjalim ku theksoi rolin e tij dhe të fondacionit në Shqipëri, i cili ka 20 vjet që punon me partnerët shqiptarë.
Ai theksoi lidhjet e ngushta mes Shqipërisë dhe Gjermanisë dhe shpjegoi se, ndonëse e di për diktaturën komuniste, nuk mund të krahasohet me vuajtjet e shqiptarëve. Kunze theksoi se pas rënies së regjimeve komuniste, Shqipëria dhe Gjermania kanë ndarë përvoja dhe sfida të ngjashme, veçanërisht në fushën e drejtësisë.
“Fondacioni Konrad Adenauer është i pranishëm në Shqipëri prej 20 vitesh tashmë, që në fillim ne kemi punuar me miqtë tanë në këtë vend të mrekullueshëm, sëbashku edhe me partnerët tanë.
Ka shumë gjëra që e lidhin Shqipërinë dhe Gjermaninë, një pjesë e Gjermanisë, unë vij nga ajo pjesë, e di mirë se çfarë është diktatura komuniste, por jo deri në atë pikë se çfarë ka vuajtur Shqipëria.
Pas rënies së regjimeve komuniste, dy vendet tona kanë ndarë përvoja dhe transformime dhe ne e kuptojmë se sidomos në këtë fushë të drejtësisë është nevojitur shumë punë, sistemi duhej të zëvendësohej, dhe Shqipëria akoma përballet me sfidat e reformave dhe korrigjimeve të gabimeve të së shkuarës.
Konferenca e sotme i përkushtohet pikërisht kësaj, ne jemi të gëzuar dhe të kënaqur që Konrad Adenauer me ekspertët e saj ka mbështetur këtë rrugëtim dhe mendoj se shqiptarët dhe sidomos Partia Demokratike e përfshirë thellësisht në luftën për të çliruar Shqipërinë nga komunizmi dhe nga ndikimi komunist, sidomos në fushën e drejtësisë.
Ne jemi të lumtur që të japim mbështetjen tonë që ju vetë të vazhdoni në rrugën e ndryshimit”, tha Kunze.