Krim shteteror/ Këlliçi: 27 tonë mish pule nga Brazili me salmonelë është hedhur në treg pa analiza

Krim shteteror/ Këlliçi: 27 tonë mish pule nga Brazili me salmonelë është hedhur në treg pa analiza

Drejtuesi politik për qarkun e Tiranës, Belin Këlliçi shkruan se 27 tonë mish pule i importuar nga Brazili rezulton i infektuar me bakterin e Salmonelës, sipas analizave të kryera në ISUV

Ai shton se kjo është një çështje urgjente, pasi kjo sasi e mishit të importuar dyshohet se është hedhur në treg pa pritur rezultatin e analizave

Këlliçi: Një denoncim urgjent i lidhur drejtpërdrejtë me shëndetin e qytetarëve shqiptarë! Nga një investigim i emisionit Piranjat në SYRI TV, 27 tonë mish pule i importuar nga Brazili rezulton i infektuar me bakterin e Salmonelës, sipas analizave të kryera në ISUV

Kjo sasi e mishit të importuar dyshohet se është hedhur në treg pa pritur rezultatin e analizave. Kjo është një çështje urgjente!!! Këtu nuk ka më as diskutime politike, bëhet fjalë për sigurinë ushqimore të qytetarëve.

Ministre Anila Denaj, jepini përgjigje qytetarëve mbi ushqimin që konsumojnë dhe mbani përgjegjësi për këtë krim kundër shëndetit!

Share it :