Ne ndihme te Task Force SPAK/ Media greke zbulon krimin elektoral nga Edi Rama,,, a do hetohet??

Ne ndihme te Task Force SPAK/ Media greke zbulon krimin elektoral nga Edi Rama,,, a do hetohet??

Media greke Zarpanews, raporton për takimin elektoral të Edi Ramës në Chania, ishulli i Kretës, ku thekson se Rama do ta mbajë takimin në një sallë të mbyllur sporti.

Ajo që përbën skandalin e vertëtë në lajmin e raportuar nga media greke është fakti se media ka konfirmuar se këshilli bashkiak i Chanias ka marrë pagesën për sallë nga ambasada e Shqipërisë në Greqi, ç’ka përbën një krim të hapur zgjedhor të Edi Ramës.

Ndërsa SPAK ka ngritur Task Force zgjedhore, karshillëku i Edi Ramës që paguan sallat e takimeve të partisë së tij me paratë e amabsadës, thotë shumë.

Nuk dimë nëse do guxojë apo jo Altin Dumani të hetojë Ramën për këtë takim, ajo që dihet me siguri është se kryeministri po përdor gjithë shtetin për të financuar blerjen e pushtetit.

Fjalimi i hapur i kryeministrit shqiptar në sallën e mbyllur të Kladissos”, shkruan media greke që në titull, duke përdorur metaforë për të treguar natyrën autokratike dhe trysninë e kontrollin që ushtron ai ndaj medias dhe elementëve të cilët nuk i ka nën kontroll, qoftë edhe në një takim të tillë elektoral, ku shumica janë simpatizantë të tij.

Ndërkohë që Syri.net ka siguruar edhe vendimin e Kwshillit Bashkiak të Chania, ku votohet pranimi i pagesë së qirasë së sallës nga ambasada shqiptare për takimin e elektoral të Ramës.

Image

Mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Bashkiak, sot, datë 26.03.2025, e mërkurë, duke filluar nga ora 10:00 dhe do të përfundojë në orën 11:00, e cila do të mbahet me një mocion me temë, ku këshilli bashkiak do të vendosë lidhje për dhënien me qira të Pallatit të Sporteve të ‘Kladissos’ për Ambasadën e Republikës së Shqipërisë…

Image

Artikulli:

Edi Rama në Chania: Fjalimi i hapur i kryeministrit shqiptar në sallën e mbyllur të Kladissos.

Takimi i Edi Ramës në Kretë/ Këshilli bashkiak i Chanias njofton se pagesën për sallën e ka bërë Ambasada Shqiptare

Këshilli Bashkiak i qyteti të Chanias, ka njoftuar sot se e i ka dhënë leje për sallën kryeministrit Shqiptar, si dhe përmend pagesën që ka marrë nga Ambasada Shqiptare për këtë vendim./Syri.net – Zarpanews.gr

Share it :