Po perzeme femijet se na grabisin tokat per resortet e oligarkeve/ Banoret e Velipojes proteste para SPAK

Po perzeme femijet se na grabisin tokat per resortet e oligarkeve/ Banoret e Velipojes proteste para SPAK
Banorët e fshatit Rrjoll të Velipojës po protestojnë para SPAK, ku kundërshtojnë ndërtimin e resortit luksoz në zonën e tyre. Banorët kanë protestuar më parë në fshatin Rrjoll, por sot janë zhvendosur para SPAK, aty ku kanë dorëzuar edhe një kallëzim.

60 familje kërkojnë ndaljen e punimeve, pasi akuzojnë se u kanë grabitur pronat.

Unë i kam me dokumente, i kam sjellë në SPAK. I kam çuar në gjykata, të gjithë më thonë si ke. I ka marrë i forti, si kanë për të mi dhënë mua. Ne s’kemi ardhur të bëjmë luftë, s’kemi asnjë interesi të konfrontohemi me policë, kemi ardhur për transparencë për t’i treguar shtetit shqiptar se çfarë kriminelësh ka këtu. Për fshatarët nuk ka bashki, ka bashki për ata që punojnë në institucione shtetërore. Ca pronash, i ka marrë ai i forti”, tha një prej protestuesve.

Share it :