Roli i grave në politikë/ Mesazhi i Presidentes së EPP Women
konferencën “Fuqia e Grave në Politikë”, Rosalia Biro, Presidente e EPP Women shprehu mirënjohjen për mundësinë që u dha për të diskutuar fuqinë e grave në politikë dhe rëndësinë që ato kanë në zhvillimin e proceseve vendimmarrëse. Ajo theksoi se ky takim është shumë më tepër se një ngjarje e thjeshtë: është një mundësi për të ndërgjegjësuar për angazhimin e grave në politikat që formësojnë të ardhmen e shoqërive tona.
Biro e vuri theksin në faktin se roli i grave në politikë është themelor për të krijuar një të ardhme më të drejtë dhe më të barabartë, ku mundësitë dhe përgjegjësitë janë të ndara në mënyrë të barabartë mes grave dhe burrave.
Rosalia Biro, Presidente e EPP Women
“Mënyra se si e organizoni këtë konferencë, puna juaj e palodhshme është një shembull për të gjithë ne.
Faleminderit, e dashur Albana, dhe gjithashtu duhet të falenderoj edhe fondacionin, sepse presidentja është këtu me ne, si kancelarja jonë e financave.
Në lidhje me ditën e sotme, lidhur me propozimet që ne do të ndajmë me ju, duke theksuar rëndësinë e Ballkanit Perëndimor në kontekstin e së ardhmes së Europës, dhe kontekstin e grave në gjithë këtë proces, se çfarë ne duam të bëjmë, duke treguar se jemi të barabarta si gratë dhe burrat.
Ky takim nuk është vetëm një mundësi për dialog, por gjithashtu një platformë për angazhim për të ardhmen.
Mesazhi im është i qartë: vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë një fokus për Shqipërinë, dhe kjo i takon Europës, dhe kjo është përgjegjësi e BE-së për të përshpejtuar procesin e futjes së Shqipërisë dhe të çdo kombi tjetër, në bazë të meritave, duke u ulur në një tryezë, duke marrë vendime dhe për të hapur dyer, duke marrë vendime së bashku për të ardhmen”.