Shteti i së Drejtës në Shqipëri/ Nagler: Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë qytetarët

Shteti i së Drejtës në Shqipëri/ Nagler: Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë qytetarët

Ne nje shoqëri që synon forcimin e shtetit të së drejtës dhe konsolidimin e institucioneve demokratike, roli i ligjit dhe funksionimi i sistemit gjyqësor mbeten çështje thelbësore. Në këtë kontekst, ekspertja ligjore nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Albanian Policy Center, Katrin Nagle, në tryezën ‘Reforma në Drejtësi, sfidat, pasojat dhe rruga e drejtë’ me liderin e PD Sali Berisha, solli një vështrim të rëndësishëm mbi sfidat dhe perspektivat e ndërtimit të një sistemi ligjor të qëndrueshëm në Shqipëri.

Ajo nënvizon se, pavarësisht përpjekjeve për të krijuar një sistem funksional, ende ekzistojnë probleme të lidhura me aspektet psikologjike, ekonomike dhe sociologjike të shoqërisë.

Katrin Nagle: Në Shqipëri, edhe pse kam marrë shumë informacione në fakt, sigurisht që nuk është mjaftueshëm dhe nuk mjafton kaq kohë për të kuptuar mirë gjendjen, situatën në të cilën jetoni dhe punoni. Çfarë mund t’ju them?

Mund të them se sfidat janë të rëndësishme dhe lidhen shumë me detyrën për të ndërtuar ligjin e së drejtës, shtetin e së drejtës. Edhe pse kemi një sistem ligjor të suksesshëm le të themi që funksionon, përsëri kemi çështje që nuk janë stabël, të qëndrueshme.

Është e qartë dhe arsyet për këtë janë më shumë psikologjike, ekonomike dhe sigurisht sociologjike dhe jo thjesht ligjore. Shoqëria jep formë ligjit dhe ligji po ashtu i jep formë shoqërisë.

Një sfidë që kemi është për të patur shtetin e së drejtës, është aksesin ë gjykatat që janë të pavarura dhe të pandikuara. Sigurisht që kjo është shumë e vështirë në shoqëri të tilla. Prandaj parimi kryesor është që ligji duhet të ndjekë Kushtetutën dhe po ashtu sistemi gjyqësor duhet të ndjekë këtë ligj. Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë qytetarët. Aspektet e tjera të shtetit të së drejtës kanë të bëjnë me ndarjen e pushteteve dhe mbrojtjen e lirive themelore dhe lirive të individit.

Shkeljet më të fundit kanë të bëjnë me ndalimet e fundit edhe për shkelje të lehta dhe pa prova të mjaftueshme. Ne si gjermanë kuptojmë se shtetin e së drejtës e lidhim shumë me filozofin Immanuel Kant. Ne diskutojmë shumë për teoritë ligjore në të gjithë botën. Sigurisht, është interesante, megjithatë në vende me tranzicione të tillë kemi mësuar se të tilla nuk mund të imponohen lehtësisht, por duhet të kuptohen, të diskutohen dhe të zbatohen brenda vendit. Unë besoj se shkëmbimi mund ta ndihmojë këtë proces dhe t’i japë vlerë kujtdo që përfshihet në të.

Share it :