Berisha uron besimtarët muslimanë për Natën e Bajramit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një postim në Facebook ku ka uruar besimtarët muslimanë për Natën e Bajramit, festën që shënon përfundimin e agjërimit të muajit të Ramazanit.
Ai ka theksuar se ky është një moment për të nderuar sakrificën dhe përkushtimin e besimtarëve muslimanë, duke lutur që sakrificat e tyre të pranohen dhe të kthehen në mirësi për ata, familjet e tyre dhe kombin shqiptar. Berisha ka uruar të gjithë besimtarët e Zotit për këtë ditë të shënuar.
Postimi
Sonte Nata e Bajramit!
Të dashur miq, sonte besimtarët musliman nderojnë dhe kremtojnë përfundimin e agjerimit të muajit të Madhnueshëm të Ramazanit.
Me këtë rast le të urojmë nga zemra të gjithe ata që agjeruan, por dhe të gjithë besimtarët musliman dhe besimtarët e Zotit që i Gjithëfuqishmi të pranojë sakrificën e tyre dhe ta kthej në mirësi për ata, familjet e tyre dhe kombin shqiptar.