Berisha të mërkurën në Shkodër, Boçi: 2 Prilli nuk është thjeshtë një datë!

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Shkodër Luçiano Boçi ka publikuar një mesazh ne facebook ku tregon se me 2 Prill do të jetë në Shkodër kreu demokrat Sali Berisha.

Ceremonia do të mbahet pranë monumentit, 2 Prilli. Ndërkohë që do të zhvillohet edhe një takim me famijarët e të vrarëve në 2 Prill, me qytetarët dhe me strukturat e PD në hotelin “Rozafa”.

Mesazhi

2 Prilli për shkodranët nuk është thjeshtë një datë. Është kujtesa sesa shtrenjtë e kanë paguar shkodranët betejën e tyre për liri.

Sot më shumë se kurrë amaneti i Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Bujar Bishanakut dhe Besnik Cekës kumbon më fort se kurrë dhe bashkë, do ta çojmë deri në fund.

Kam nderin, që me pjesëmarjen e Prof. Dr. Sali Berishës, t’ju ftoj që më 2 Prill ta lartësojmë veprën e martirëve tanë.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Flucianobocipd%2Fposts%2Fpfbid022LXgKzLQ4HeFgDYXHMYHoJaDoH8mcziVuSHMpggxuf4Qfyny74UUNUCDZk7NwSM5l&show_text=true&width=500

Share it :