Cani: Programi i Shqipërisë Madhështore, i mbështetur në përvojën e BE
Drejtuesi i Departamentit të pyjeve dhe kullotave në PD, Hasan Cani, tha se, situata me pyjet dhe zonat e mbrojtura është skandaloze në Shqipëri.
Ai theksoi se nga viti 2013 dhe deri më sot janë djegur mbi 400 hektarë pyje ku sipas tij, në shifra monetare kjo përkthehet në 2.7 miliardë dollarë.
“Ky program synon dhe ka në qendër të vëmendjes të menaxhimit të burimeve natyrore, pyjore dhe kullusore në mënyrë të qëndrueshme dhe shumë funskionale. Sigurimet e të drejtës të përdorimit dhe punësimit të përdoruesve tradivicxonalë mbi pyjet dhe kullotat pa cënuar vlerat dhe funskionet rritjetn.
Sipërfaqja e fondit pyjor dhe kullusor është mbi 1 milionë e 970 mijë hektar, ku 50 % e zë fodni pyjor dhe 19% e zë fondi kullusor. Ndërsa zonat e mbrojtura zënë 30% të sipërfes së fondit. Problemi i menaxhimit dhe administrimit për fondin pyjor dhe kullusor të zoanve të mborjtura sot janë shumë të mëdha.
Nga viti 2013 deri më sot janë investuar mbi 70 milionë euro fonde dhe grante, dhe përsëri gjendja është shumë e rëndë.
Janë shkatërruar dhe djegur mbi 400 hektarë pyje, kemi humbur30% të biomasës bimore me vlerë mbi 2.7 miliardë euro. Erozioni i tokës është 12.5 herë më i lartë se vendet e BE. Është ulur në minimum nën 50% numri i bagëtive që kullosin në këto kullota. Janë ulur në minimum eksportet e bimëve medicinale.
Jemi të i pasur me pyje të vrafra.
Është cënuar rëndë integriteti territorial dhe ekologjik.
Të gjitha fondet për hartim planesh dhe studimi të pyjeve kullotave të zonave të mbrojtura përvetesohen nga 2-3 subjekte të lidhura me struktura shtetërore.
Sot asnjë specialist i pyjeve nuk merr dot vendim për pyjet dhe kullotat, por vendimet i marrin të tjerët dmth jo specialistët.
Popullsia rurale e zonave i ka braktisur masivishtt këto pasuri.
Programi për pyjet, kullotat dhe zonat e mbrojtura për Shqipërinë Madhështore është mbështetur në përvojën më të përparuar si vendet e rajonit të BE në strategji, konventave dhe direktiva”, tha Cani.