10 miliardë euro abuzim’/ Kalaja: Jemi përpara një grupi të strukturuar kriminal të drejtuar nga Belinda Balluku
Show’
’10 miliardë euro abuzim’/ Kalaja: Jemi përpara një grupi të strukturuar kriminal të drejtuar nga Belinda Balluku
“”
Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim penal në SPAK kundër zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Kallëzimi është bërë nga Adriana Kalaja, kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, e cila ishte e ftuar në emisionin Task Force të Sonila Meços në SYRI TV. Gjatë intervistës, Kalaja u shpreh se Balluku drejton një grup të strukturuar kriminal, i cili përfshin korrupsion dhe nepotizëm në administratë.
Sipas saj, Balluku ka vendosur njerëz të afërt në poste kyçe për të kontrolluar tenderët dhe fondet publike. Një nga emrat kryesorë në këtë skemë, sipas Kalasë, është zëvendësministri Ceno Klosi, i cili ka lidhje të ngushta familjare me Ballukun dhe ka ndikuar në vendime që favorizojnë persona të lidhur me qeverinë.
Ajo deklaroi se SPAK ka pasur prova të shumta edhe për një aferë seksuale të Klosit në pozicionin e tij të mëparshëm, por nuk ka ndërmarrë asnjë veprim hetimor. Kalaja theksoi se ky është një nga kallëzimet që përfshin 15 akuza të pastra që vërtetohen me 44 fakte.
Nëse ne themi që jemi përpara një grupi të strukturuar kriminal, mund të mendosh që ka shumë elementë të veprave penale korruptive të përfshirë në këtë dosje.
Por unë e them me bindjen më të plotë, me gjithë ato denoncime që unë kam bërë për Erion Veliajn, dhe për Edi Ramën dhe për shumë afera korruptive në këto 12 vite, në 80 kallëzime, pothuajse 80 kallëzime penale që unë kam bërë, ky ka qenë një kallëzim penal që, përveç se nuk mbaronin faktet dhe problematika, përveçse një nepotizëm përtej imagjinatës, përveç se kishte veprime nga më absurdet dhe me atë karshillëkun, arrogancën përpara publikut – ne nuk pyesim as për shtetin, as për SPAK-un.
Kur flas për rastin e 5B-së, kemi një strukturë shumë më të avancuar dhe për shkak të aferës së asaj që ne e quajmë nepotizëm, por edhe për lidhjet familjare që secili prej tyre që ne kemi kallëzuar, sepse kishte një pozicion shtetëror, dhe nëpërmjet familjarëve të tjerë – pra kunati, kunata, motra – të Ceno Klosit, që është shumë i lidhur me Belinda Ballukun. Dhe për lidhjet, në fakt, që ka Ceno Klosi me Belinda Ballukun, nuk mund të jetë as zëvendësministër, sepse sot është zëvendësministër në ministrinë që drejton Belinda Balluku.
Pra, për të pasur një kontroll më të qartë në të gjitha institucionet që drejton kjo superministëri, ajo vendosi që nga tatimet, me skandale nga më të ndryshmet, deri në skandale seksuale – dhe këtë e them me bindje të plotë – u hoq për të mbuluar ato skandale. Dhe me keqardhje e konstatoj se, me të gjitha provat që ka pasur SPAK-u, nuk ka bërë asnjë veprim hetimor për Ceno Klosin. Kalon zëvendësministër në ministrinë që drejton Belinda Balluku dhe sot është një nga personat më të rëndësishëm të PS-së në lidhje me abuzimin, me blerjen dhe me intimidimin e votuesve për zgjedhjet e 11 majit.
Pse ne kemi ngritur një, dy apo 15 akuza?
Këtu ne jemi përpara 15 akuzave të pastra që vërtetohen, por mbi të gjitha, mua nuk më ka ndodhur ndonjëherë që unë të kisha 44 fakte penale për të gjithë veprimtarinë.
Mënyra sesi organizohet e gjithë kjo aferë, prandaj dhe ne themi që jemi përpara veprimeve të grupeve të strukturuara kriminale, është një organizëm i mirëfilltë, sa unë e deklarova edhe sot: edhe një organizatë si ‘Ndrangheta do ta kishte zili.
Ky grup i strukturuar kriminal drejtohet nga Belinda Balluku dhe flitet minimalisht, duke përfshirë këtë dosje, por edhe të tjera që ne po i punojmë për t’i çuar për abuzim me fondet publike në shifrën 10 miliardë euro.