Berisha: Anëtarësimi në NATO është histori e shkruar! Rama ka zhdukur flamurin e NATO-s nga të gjithë institucionet

Berisha: Anëtarësimi në NATO është histori e shkruar! Rama ka zhdukur flamurin e NATO-s nga të gjithë institucionet
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ideatori i dhe realizuesi i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një video të shkurtër ku tregon të vërtetat e kësaj ngjarje të madhe për shqiptarët.

Ai me këto shpjegime ka edhe një përgjigje për kreun e rilindjes të cilin siç duket e djeg shumë dështimi i tij në çdo aspekt të qeverisjes edhe pse ka 12 vjet që mashtron shqiptarët.

Mesazhi

E vertëta është se Sali Berisha është i pari Lider opozitar në Evropën ish komuniste që kërkoja anëtarësimin e vendit në NATO. Në vitin 2009 kjo ëndërr u bë realitet dhe kjo është e stamposur e gdhendur në të gjithë dokumentet historike të NATO-s. Kjo ishte një mrekulli për Kombin.

Edi Rama ka zhdukur flamurin e NATO-s nga të gjithë institucionet e vendit në akt urrejtje ndaj kundërshtarit të tij politik, por historinë nuk mund ta falsifikojë.

Share it :