Berisha: Bonuse për familjet me fëmijë, 70 euro fëmija i parë, 60 i dyti dhe i treti do rritet nga shteti
Gjatë takimit me banorët e breg lumit dhe demokratët e njësisë 9 në kryeqytet, kryetari i PD, Sali Berisha është ndaluar tek ndihma që do të japë shteti me qëllim rritjen e lindshmërisë.
Berisha theksoi se, do të ketë bonuse për fëmijët, duke nisur nga 70 euro fëmija i parë, 60 euro fëmija i dytë dhe fëmija i tretë do të rritet nga shteti.
“Rroga minimale. Unë isha sot në fasoneri, të cilat jetojnë kohën më të vështirë të ekzistencës së tyre, të cilat mbyllen njëra pas tjetrës në mënyrën më të dhimbshme. Sepse çdo mbyllje është qindra e qindra punonjës pa punë. Ata po e pësojnë këtë nga euro.
Çfarë ndodh? Vijnë eurot me kontejnerë, leku hipën në qiell, në një kohë kur euro rrëzohet përtokë. Mirëpo, ata tregëtojnë me euro dhe kjo rënie e tmerrshme e kursit të euros, gjer në 38%, është e tëra rrëzim i çdo fitimi për ta.
Ne do të ndërhyjmë fuqishëm. Do ta bëjmë për të kompensuar çdo lëvizje të kursit. Do ta bëjmë për të mbrojtur rrogat e njerëzve, për të mbrojtur punën e qytetarëve. Pa asnjë hezitim. Por do ta bëjmë gjithashtu për të garantuar që rrogën nën 500 euro nuk do të ketë.
Asnjë shqiptar nuk do mund të marrë nën 500 euro.
Unë e di, se për sipërmarrësin, kjo është barrë. Por, garantoj çdo sipërmarrës se kjo barrë do t’i kompensohet atij me ulje taksash dhe me çdo mjet tjetër, në mënyrë që ai të mos pësojë asnjë ulje nga rritja e rrogës minimale nën 500 euro.
Po, plotësisht.
Familjet me fëmije, do kenë bonuse për fëmijët. Për fëmijë e parë 70 euro, për fëmijën e dytë 60 euro, fëmija i tretë do rritet tërësisht nga shteti, nga lindja gjer në moshën 23 vjeçare. Politikë jetike për ne, për të mbijetuar si komb”, tha Berisha.