Berisha: Edi Rama ka një armë të vetme, mashtrimin! 720 mijë pensionistë i ka lënë në mëshirë të fëmijëve të tyre
Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me banorës së Bregut të Lumit në Tiranë u shpreh se, shteti i ka braktisur 720 mijë pensionistët dhe ata janë lënë vetëm në mëshirë të fëmijëve, se përndryshe nuk blejnë dot as ilaçet. Berisha tha se, Edi Rama ka një armë të vetme, mashtrimin.
“Ne e nisim këtë projekt, së pari, me ata të cilët janë më në nevojë, dhe biem dakord, më në nevojë janë ata të cilët mezi garantojnë ushqimin e ditës për veten dhe fëmijët e tyre.
Më në nevojë janë mbi 720 mijë pensionistë, të cilët kanë shkrirë jetën, energjitë e tyre dhe kanë një kontribut të jashtëzakonshëm në ecjen e këtij vendi, kurse tani, marrin si shpërblim një shumë krejtësisht të pamjaftueshme për jetën më modeste. Tani, ata mbetën tërësisht në mëshirën e fëmijëve të tyre, ku janë dhe ku nuk janë që t’iu dërgojnë një mbështetje, ose përndryshe nuk blejnë ilaçet, ose nuk ushqehen si duhet, ose përndryshe fëmijëve u thonë: shko, paç fatin, se këtu nuk ushqehemi dot, merr rrugët e botës.
Dhe këta nuk janë pak, janë shumë. Tjetër punë se, Edi Rama ka një armë të vetme, mashtrimin.
Dhe do t’u them një gjë miq.
Njeriu ka virtytet e veta, ka të mirat e veta, por ka edhe anët e këqija dhe veset e veta.
Midis veseve, më i keqi të këqijave është mashtrimi. Ai që mashtron, ai i bën të gjitha, se i fsheh. Dhe ky njeri, nga mëngjesi gjer në darkë vetëm mashtron.
Dhe ky njeri, çdo vepër të tij të zezë dhe të bashkëpunëtorëve të tij, përpiqet ta mbulojë me mashtrime. Ky njeri që ishte 12 vite në pushtet, do marrim pak te pensionistët.
Pensioni minimal në fshat ishte 82 euro. E rritëm nga 36 në 82. Dje u thoshte shqiptarëve pensioni mesatar ishte 82 euro. Pensioni mesatar, shteti ka libra, ka regjistra. Pensioni mesatar në vitin 2013 ishte 143 mijë lekë. Ky ishte pensioni mesatar.
Problemi është se, në Mal të Zi, ky pension nuk 143 mijë lekë. Në Malin e Zi, ky pension ishte 138 mijë lekë. Sot, në Malin e Zi, ky pension është 450 euro.
Ky premton se në vitin 2030, do ta keni pensionin 400 euro.
Pra, qeveri Mal i Zi, qeveri Shqipëria, miqtë e mi. Po të jetë për pasuri, Shqipëria i ka absolutisht pa asnjë diskutim 5 herë më të mëdha. Shqipëria është vendi më i pasur në çdo gjë në këtë rajon.
Kur të duken tjerët të pavlerë, kur nuk i përfill, nuk bërtet gjatë vitit se këtu nuk vuan kush për bukë, paçka se ka shumë që vuajnë. Natyrisht, merr përpara 8 mld euro, siç kishte këtë vit, 8 mld euro, të gjitha taksat tuaja, të gjitha të mbledhura nga ajo që paguani ju, që ju merret ju në çdo blerje. Dhe në këto 8 mld la për pensionistët 16 mln euro.
Dhe kur ne para 15 muajsh dërguam ligjin në parlament për minimumin jetik 200 euro, çka nënkupton se asnjë pensionist nuk mund të marrë më pak se 200 euro, çka nënkupton asnjë i papunë, asnjë njeri me ndihmë ekonomike nuk mund të marrë më pak se 200 euro, ky jo që s’e pranoi, por u vërsul të thotë se kjo të çon në humnerë, kjo është katastrofë.
Jo, nuk është katastrofë. Se nuk ishte për Malin e Zi katastrofë. Se nuk ishte për Maqedoninë katastrofë. Se nuk ishte për Serbinë katastrofë. Se nuk ishte a për Kosovën, se ka 18 vjet, sa ka e pavarur dhe ka pensionet më të larta se ne.
Po pse? Sepse qeveria merr nga buxheti dhe jep fonde pensionesh. Ne zotohemi para jush!”, u shpreh Berisha.