Berisha me banorët: Programi jonë i hartuar me ekspertizën më të mirë të SHBA dhe Gjermanisë!

Berisha me banorët: Programi jonë i hartuar me ekspertizën më të mirë të SHBA dhe Gjermanisë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me banorët e zonës së bregut të lumit në Tiranë dhe simpatizantët e degës 9 të PD.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se, PD paraqitet para qytetarëve me programin më të mirë, të hartuar në bashkëpunim me ekspertizat e shkëlqyera amerikane dhe gjermane.

“Të dashur banorë të Bregut të Lumit, i dashur Belind, e dashur Eda, të dashura Dhurata dhe Edith, të dashur miq, falënderoj dhe të zotin e shtëpisë për lehtësirat që ka krijuar.

Ju përshëndes të gjithëve me shumë përzemërsi. Përshëndes të gjithë banorët e kësaj zone. Shpreh nderimin tim më të thellë për qëndresën tuaj, për betejat që ju keni zhvilluar dhe dënoj me forcën më të madhe padrejtësitë, arbitraritetet që kanë rënë mbi ju.

Kam ardhur sot, këtu, për të biseduar me ju dhe për të paraqitur programin e PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, në këtë fushatë në të cilën ne paraqitemi para shqiptarëve me një front të bashkuar më të gjerë se kurrë, 26 parti politike. Paraqitemi para shqiptarëve me mbështetje dhe një vlerësim ndërkombëtar për qëndresën tonë, qëndresë më të cilën ne garantuam vendin me opozitë dhe ecim të sigurtë, ecim të vendosur drejt fitores.

Paraqitemi para jush dhe shqiptarëve, gjithashtu me një ekspertize të jashtëzakonshme zgjedhore, të njeriut që se bashku me një kolegen e tij u bënë të famshëm në të gjithë botën për rikthimin më të jashtëzakonshëm në histori, që ishte rikthimi i presidentit Donald Trump.

Por ne, paraqitemi para qytetarëve shqiptarë me të cilin ne besojmë se, u japim përgjigjen më të mirë të gjitha problematikave të tyre, kudo që ndodhen ata, në qendër të Tiranës, apo këtu në periferi, në Shën Gjergj, apo në Dukagjin dhe në Pogonë. Ne kemi hartuar me ekspertizën më të mirë, me ekonomistët më të shquar të sotëm të SHBA-ve, Gjermanisë, mbështetjen e tyre, programin më të mirë për një Shqipëri Madhështore.

Kjo fjalë e të duket e stërmadhe, por në fakt kjo është reale dhe plotësisht e realizueshme”, tha Berisha.

Share it :