Berisha: Taksat me djersën e shqiptarëvedo t’i shpërndajmë më mirë, do i kthejmë në pensione dhe rroga më të larta!

Berisha: Taksat me djersën e shqiptarëvedo t’i shpërndajmë më mirë, do i kthejmë në pensione dhe rroga më të larta!
Lideri i opozitës, Sali Berisha u shpreh para banorëve të Bregut të Lumit dhe demokratëve të degës nr.9 në Tiranë se, taksat dhe djersa e shqiptarëve do të shpërndahet në mënyrën më të mirë, në rroga dhe pensione më të larta.

“Këto të ardhura që mbledhim, ne do t’i shpërndajmë me drejtësi, do t’i shpërndajmë krejt ndryshe. Me këto të ardhura që mbledhim, që janë të gjitha të qytetarëve. Se një gjë ta dini, qeveria nuk prodhon një qindarkë. Jo!

Të gjitha vijnë nga taksat dhe djersa.

Ne këto, do i shpërndajmë duke ua kthyer një pjesë të mirë juve. Duke i kthyer në pensione, duke i kthyer në rroga, duke i kthyer në kartën e Konsumatorit. Çfarë do të thotë kjo?

Do të thotë se çdo pensionist, përveç pensionit që do rritet, nuk do ketë pension nën 200 euro dhe pensioni do rritet me 20% tek të tjerat, do kenë edhe kartën e Konsumatorit.

Çfarë është Karta e Konsumatorit?

Është një dokument, i cili ju, të merrni duke dorëzuar faturat e blerjeve të ushqimeve, të merrni 20% mbrapsht të atyre që keni paguar, të merrni tvsh-në. Pra, ta merrni më lirë se të tjerët ushqimin, dhe e meritoni plotësisht”, tha Berisha.

Share it :