Berisha: 11 Maji shumë i rëndësishëm, pasi vendimet tona transformojnë vende dhe kombe

Berisha: 11 Maji shumë i rëndësishëm, pasi vendimet tona transformojnë vende dhe kombe

Kryetari i PD, Sali Berisha i ka cilësuar zgjedhjet parlamentrare të 11 majit, si tejet të rëndësishme, për shkak se siç e cilësoi ai, vendimet që do të marrë gjithësecili do të transformojnë vendet dhe kombet.

Guke folur në prezantimin e programit për të rinjtë, nga Tirana, lideri demokrat tha se vendimet e marra ndikojnë drejtpërdrejtë në fatet jo vetëm të njeriut por edhe për vendin dhe atë që ai përfaqëson.

Teksa risolli në vëmendje, lëvizjen studentore të viteve ’90, Berisha tha se po të mos ishin vendimet e mijëra studentëve liberatorë, që u ngritën si Sfinksi nga hiri i një diktature, vendi do të dergjej nën falangat e diktaturës më të egër.

Pra, vendimet transformojë fate. Vendimet, transformojnë kohërat. Transformojnë vendet, transformojnë kombet’, u shpreh Berisha përpara të rinjve demokratë.

Të dashur miq, për të kuptuar rëndësinë e datës 11 maj për të ardhmen tuaj, unë këtë fjalë do ta nis me një histori thjesht personale.

Jo para, pas moshës 40 vjeçare unë mora një vendim. Dhe dua t’ju them ju këtu se vendimi është arma më e fuqishme e njeriut.

Jeta e njeriut në fund të fundit është një shumësi e vendimeve të tij. Shumë prej jush, kur mendojnë Sali Berishën, në mend iu vjen Sali Berisha politikan.

Shumë prej jush mund ta kenë të vështirë të imagjinojnë Sali Berishën me bluzën e bardhë të mjekut, apo Sali Berishën me stetoskop.

Por e vërteta është se, më shumë se gjysma e jetës sime ka kaluar si mjek dhe kjo, pra, një periudhë 40 e sa vjeçare.

Karrierën politike unë nuk e nisa në moshën e re, e nisa pas të 40-tave. Por si ndodhi ky transformim. Ky ndodhi vetëm nga një vendim. Kaq e thjesht. Një vendim miqtë e mi. Vendimi erdhi pak vite para se të nisja karrierën time politike. Dhe ky vendim i shte që t’i dilja kundër diktaturës komuniste. Një vendim jo i lehtë për kohën, sepse siç thashë, kisha një karrierë për kohën, isha familjar. Ata që kanë jetuar ato vite e dinë se ky vendim mund të ishte një vendim fatal. Por, ai vendim, një vendim i vetëm ndryshoi çdo gjë.

Sepse, e vërteta është se ky vendim, jo vetëm transformoi jetën time në moshën 46 vjeçare, por preku dhe shumë e shumë jetë të tjera dhe në një farë mënyre ndikoi edhe në fatin e Shqipërisë.

Po të mos ishte për këtë vendim, unë sot ndoshta nuk do isha sot midis jush, por do isha një mjek me karrierë të arrirë.

Po të mos ishte për këtë vendim, po të mos ishte vendimi i Azem Hajdarit, tribunit të lirisë, po të mos ishin vendimet e mijëra studentëve liberatorë, që në dhjetor të vitit 1990 dolën si heronj të vërtetë, u ngritën si Sfinksi, nga hiri i një diktature, dhe u përballën në rrugët dhe sheshet e këtij kryeqyteti me falangat e diktaturës më të egër. Përsëri, pa ata ndofta, historia jonë do të ishte tjetër.

Pra, vendimet transformojë fate. Vendimet, transformojnë kohërat. Transformojnë vendet, transformojnë kombet.

Share it :