Ngjarja makabër në Romë, 22-vjeçarja shqiptare gjendet e vdekur në valixhe

Ngjarja makabër në Romë, 22-vjeçarja shqiptare gjendet e vdekur në valixhe
Nga Alba Kepi

Është gjetur e vdekur brenda në një valixhe në një zonë pyjore në komunën Poli në provincën e Romës, studentja me origjinë shqiptare Ilaria Sula, 22 vjeç.

Ajo ishte zhdukur prej disa ditësh, prej datës 25 mars kur prindërit e saj që jetojnë në Terni, denoncuan faktin pranë autoriteteve policore.

Këtë mëngjes, Policia e Romës ka informuar se kanë arrestuar të fejuarin e saj me origjinë filipinase si autor i këtij krimi.

Pas disa orë marrje në pyetje, prokurorët italianë kanë mundur të zbardhin ngjarjen dhe të identifikojnë vendndodhjen e trupit.

Ilaria Sula studionte në degën e statistikës në universitetin ‘La Sapienza të Romës’ e ishte në vitin e tretë

Në mbrëmjen e 25 marsit, rreth orës 21.30, ajo kishte dalë nga shtëpia e nuk u kthye më.

Share it :