Zgjedhjet e 11 majit/ ODIHR nis misionin, Zannier: Do të jenë 26 vëzhgues afatgjatë dhe 300 afat shkurtër

Zgjedhjet e 11 majit/ ODIHR nis misionin, Zannier: Do të jenë 26 vëzhgues afatgjatë dhe 300 afat shkurtër

Vëzhguesit e OSBE/ODIHR nisin këtëtë mërkurë zyrtarisht misionin e vëzhgimit për procesin zgjedhor të 11 majit.

Kreu i këtij misionit, Lamberto Zannier, tha në një dalje për mediat, se do të jenë 26 vëzhgues afatgjatë dhe 300 vëzhgues afat shkurtër që do të mbërrijnë disa ditë para zgjedhjeve Parlamentare.

“Sot hapim zyrtarisht misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Do të përbëhet nga një ekip ekspertësh, prej 12 vetë, do të jenë 26 vëzhgues afatgjatë dhe 300 vëzhgues afat shkurtër që do të mbërrijnë disa ditë para zgjedhjeve. Në ditën e zgjedhjeve do të jetë një mision më i madh, do te këtë një delegacion nga Asambleja parlamentare e OSBE, Parlamenti Europian. Objektiv i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve është të vlerësojë mënyrë e zhvillimit të zgjedhjeve.

Për arritjen e këtij objektivi do monitorojmë zgjedhjet, duke përfshirë edhe zhvillimet para dhe pas ditës së zgjedhjeve. Vëzhguesit do të vlerësojnë gjithashtu edhe zbatimin e rekomandimeve të mëparshme të ODIHR. Si pjesë e këtij procesi do të jenë edhe takime me përfaqësues të partive, institucioneve, medias.

Ne i kushtojmë shumë rëndësi transparencës, do të kemi 2 javë para zgjedhjeve një raport të ndërmjetëm, një ditë pas zgjedhjeve do të kemi gjetjet paraprake të misionit, dhe në fund një vlerësim i gjithë procesit të zgjedhjeve që do të përmbajë rekomandimet përkatëse dhe do të publikohet pas zgjedhjeve”, u shpreh Lamberto Zannie

Share it :