Burri i ministres mori 10 mijë metra katror tokë në bregdet”, Berisha: Nuk pyetet për vendimin e GJK

Burri i ministres mori 10 mijë metra katror tokë në bregdet”, Berisha: Nuk pyetet për vendimin e GJK

Kreu i PD-së, Sali Berisha në takimin ku prezantoi programin për sportin foli edhe për ato që i quajti rekorde të zeza të qeverisë.

Sipas tij, qeveria nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin e Olta Xhaçkës, ku bashkëshorti i saj “ka marrë 10 mijë metra katror tokë në bregdet”.

Në një vend ku gjykata kushtetuese vendos ti heqë mandatin ministres se ka marrë 10 mijë metra katror tokë publike në bregdet, burri i saj dhe mafia qeveritare e mban.

Nuk pyet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Këto janë rekorde të zeza”, tha Berisha.

Po ashtu, Sali Berisha akuzon qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se Shkodrën e drejtojnë organizatat kriminale.

Qëndrimi që mban ndaj Shkodrës është një qëndrim atëror. Shkodrën Edi Rama, socialistët në qeverisjen e parë të tyre e shkatërruan për energjinë elektrike., Përdorën një skemë shumë të njohura të diktaturave ndaj zonave armiqësore.

Diktaturat në Amerikën Latinë në zonat armiqësore, për të rrënuar ato zona i ndërprisnin energjinë. Shkodrës në vitet 98-99 i pritej në 90% të kohës energjia. E rrënuan.

Vazhdon po këtë politikë ky. Sot i vendos Dobraçin, kryetar i bashkisë varet nga Dobraci, deputetet që garojnë varen nga Dobraç.

Bajrat janë bankomati i Edi Ramës. E imagjinoni ju Shkodrës ja ka hequr të gjitha institucionet dhe përpiqet ta reduktojë sa më shumë”, tha Berisha.

Share it :