Nje artiste e jshtezakonshme qe na la trashegimi nje pasuri vlerash/ Ilir Meta: U prehte ne paqe Margarita Xhepa
Me pikëllim të thellë mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të yllit të papërsëritshëm të skenës dhe kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa.
Një artiste e jashtëzakonshme, e cila mjeshtërisht na la trashëgim shumë vlera të mëdha unike artistike që nga Shekspiri i madh e deri te dramaturgjia e spikatur shqiptare duke skalitur karaktere e duke i ndërtuar aq bukur, me të cilat arti ynë skenik dhe kinematografia jonë është përfaqësuar denjësisht edhe ndërkombëtarisht.
Gjithmonë e dashur dhe e respektuar, Margarita Xhepa do të kujtohet përherë me mirënjohje për kontributin e vyer për kulturën dhe identitetin tonë kombëtar, e cila edhe si zonjë dhe nënë e nderuar, arriti të jepte mesazhe të përjetshme frymëzuese, njerëzore dhe sociale, përtej fasadave të rreme ideologjike, duke e vënë artin në shërbim të kauzave madhore sociale e kombëtare.
Arti shqiptar është sot në zi për këtë humbje kaq të madhe dhe të pazëvendësueshme.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e dashur dhe të madhe Xhepa, që aq shumë i ka dhënë artit shqiptar, si edhe për të gjithë komunitetin e artistëve.
I paharruar kujtimi i Saj! Të prehet në paqen e merituar!