Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë një konferencë për mediat, paraqiti një plan për financimin e premtimeve të PD-së, duke theksuar se këto fonde do të vijnë nga ulja e korrupsionit dhe keqpërdorimit të parasë publike.
Ai shtoi se fondet do të merren nga ulja e shpenzimeve të panevojshme, si djegësit e Tiranës dhe shpenzimet për avion taksi për kryeministrin, dhe nga realizimi i punëve publike me çmime ndërkombëtare.
“Këto para, para së gjithash do të dalin nga vjedhjet e mëdha që bëhen.
Nuk do humbasin më 130 mln euro me djegësin e Tiranës.
Nuk do humbasin më 110 mln euro me Beketin.
Nuk do të përdoret më avion taksi për kryeministrin me 21 mln euro.
Do ti faturohet Surrelit, kopshti 5 mln euro, do ta paguajë një për një nga xhepi Edi Rama atë.
Nuk serviret verë 33 mijë euro shishja.
Nuk do prokurohen 10 mijë euro sauna e veturave të ministrave.
Dhe këto bëjnë një shumë e cila përballon 1/3 e faturës.
Burimi i dytë i madh ku do të merren këto para dhe është shumë e drejtë, është se ne e kemi faktuar se ulja e taksave shton të ardhurat. Ne besojmë se me uljen e taksave ne shtojmë të ardhurat buxhetore në një masë prej të paktën në 4 vite, në 30% të GDP.
Ky shtim të ardhurash do kalojë pikërisht për fondet e premtimeve të bëra.
Por burimi më kryesor i të ardhurave për përmbushjen e premtimeve janë realizimi i punëve publike me çmimet ndërkombëtare, nuk po themi kombëtare. Me çmimet që përcaktohen në manualet e ndërtimit.
BE-ja ka një manual ndërtimi, SHBA ka manualin e vet të ndërtimit. Nëqoftëse ju ndërtoni bazuar mbi ato manuale që tregojnë kostot për çdo punë, vegël dhe çdo objekt ju do të gjeni se në Shqipëri rruga që kushton 10 mln euro, ndërtohet pa asnjë lloj problemi me 1.3 mln euro.
Ju do gjeni se në Shqipëri, rruga që ndërtohet me 700 mijë euro, kushton sot 5 mln euro.
Nëse merr faturën totale të investimeve që Lubi Balluku ka pasur në përdorim në këto vite, ajo shkon 12 miliardë euro.
Por nëqoftëse kontrollon një për një objektet e investuara ato nuk kushtojnë kurrë më shumë se 1.3 miliardë euro.
Pra të garantoj se, fondet do të mjaftojnë pa asnjë lloj dyshimi dhe jo vetëm kaq, por do të ketë projekte më të fuqishme më të mëdha, në punët publike se gjer sot.
Natyrisht nuk duhet të harroj asnjeri se, në epiqëndër të përpjekjes tonë do të jetë lufta me zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit. Me këtë luftë ne garantojmë të gjitha burimet financiare për tu falë zot 100% dhe me rezerva premtimeve tona.
Ai që mund të vejë në dyshim këtë e ftoj të shkojë, të marrë rritjen e rrogave dhe pensioneve në vitet 2006-203 dhe të krahasojë dhe punët publike të bëra në atë periudhë dhe do të gjejë se nuk ka asnjë lloj vështirësie për të përmbushur premtimet që kemi.
Burim tjetër. Sot ka një administratë 230 mijë punonjës, jashtë çdo lloj proporcioni. Natyrisht e gjithë kjo ëhstë është në kurriz të rrogëultëve në kurriz të pensionistëve dhe kjo merr fund.
Ndërmarrje publike me punësim me mijëra e mijëra patronazhistë, të gjithë tarifën e energjisë e rritin këta, se këta rritin koston e prodhimit të saj.
Po të studioni ju, taksat e drejtorisë së transportit rrugor. Ju nuk mund ta imagjinoni se çfarë gjobash të rënda vendos për qytetarët ajo drejtori dhe me këto gjoba shkon e ndërton Formula 1 se i duhet. Elbasani nuk ka bajpasin dhe këta ndërtojnë Formula 1. Unë nuk jam kundër Formula 1, por nuk mund të pranoj kurrë të futet dora në xhepin e qytetarëve siç fut ky nëpërmjet shumëfishimit të tarifave të shërbimeve të kësaj drejtorie ndaj qytetarëve.
Apo hë se këta kanë vetura dhe kanë.
Besoj se u bë një qartësim i burimeve me të cilat do të përmbushen detyrimet e ofertës tonë”, u shpreh Berisha.
