Berisha: Shqiptar që të votojë më Lul Bravën se mban këtë apo atë logo nuk ka
Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar lidhur me përdorimin e logove të Partisë Demokratike nga Lulzim Basha.
Ai e cilëson këtë akt si një vjedhje pronësie, të diktuar nga padroni i tij, Edi Rama. Berisha theksoi se ky është një i gabuar dhe një gjest i dënueshëm.
“Tani, ai është në një mision, Brava është në një mision dhe atij ja dikton padroni i tij, Edi Rama një akt të tillë që përbën vjedhje pronësie.
Natyrisht është një akt shumë i gabuar, një gjest i dënueshëm, por shqiptar që të votojë më Lul Bravën se mban këtë apo atë logo nuk ka!”, tha Berisha.