Nga Banja mund të vaditet e tërë Myzeqeja! Asnjë qindarkë nuk është investuar në veprën hidrike për vaditjen e zonave
Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se asnjë investim nuk është bërë në veprën hidrike, që do të mundësonte vaditjen e zonave. Gjatë prezantimit të programit të Bujqësisë me banoorët e Baldushkut në Tiranë, Berisha tha se nga Banja mund të vaditet e gjithë Myzeqeja.
“Bujqësia nuk ka një shërbim ekstensioni. Nuk ka. I domosdoshëm. Nëpërmjet shkollimit dhe punësimit të specialistëve, ne do ofrojmë në mbarë vendin, shërbimin falas fermerëve me këshillat dhe udhëzimet që duhen.
Për ata që përpunojnë prodhimet bujqësore, aty ka një akt të papërgjeshëm nga kjo qeveri. TVSH-ja e njëanshme. Dhe me këtë TVSH të njëanshme, prodhuesit i leverdis më mirë të blejë mallrat e importuara, se sa prodhimet tuaja. TVSH-ja. Askush në botë përveç këtyre, si e kanë gjetur këta këtë, këta nuk e shpjegojnë ndonjëherë. Por TVSH-ja do vendoset si në blerje ashtu dhe në shitje.
Në këtë mënyrë, përpunuesi detyrohet t’i kthejë fermetit TVSH-në.
Dhe nuk asnjë arsye që të shkojnë të blejnë mallin e importit para mallit të fermerit. Ëktu është nëj padrejtësi, e kam theksuar shumë herë dhe e theksoj prap. Është taksë absolutisht armiqësore ndaj fermerit. Në kundërshti me ligjin dhe çdo parim. Nuk është e njëanshme, ajo është simetrike dhe do vendoset si në shitje ashtu edhe në blerje.
Ju jeni dëshmitar, se investimet në infrastrukturën bujqësore, pothuajse kanë ndaluar. Ne jemi vend me potencial të madh vaidtës. E theksoj këtu, vetëm hidrocentrali i Banjës i cili nuk është një vepër kryesisht energjitike. Jo, është kryesisht hidroenergjitike. Është vepër, e cila është ndërtuar së pari për vaditje dhe pastaj prodhim energjie.
Çfarë do të thotë kjo?
Nga Banja mund të vaditet e tërë Myzeqeja. Asnjë qindarkë nuk është investuar në veprën hidrike për vaditjen e zonave. Në tërësi, japin shifra false, kemi investuar, kemi dyfishuar sipërfaqen e vaditur. Por, tregojnë në tv kanalet e hapura gjatë periudhës 2005-2013 në myzeqe dhe zona tjera.
Ne do t’i përkushtohemi vaditjes dhe po kaq kullimit. Kullimi është, ju e dini vetë, është një proces shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm. Si dhe mbrojtjes së tokës. Toka tek ne, për shkak të terrenit që ka është shumë e prekur nga erozioni. Dhe ne, pothuajse nuk shpenzojmë fare për mbrojtjen e tokës, në një kohë kur erozioni në Shqipëri është 12 herë më i madh se në vendet tjera në BE, sepse e mbrojnë tokën. Ne do ta mbrojmë tokën. Ne do bëjmë investime që të mbrojmë token”, u shpreh Berisha.