Partizani”/ Gjokutaj: Mungon fakti penal, do të kërkojmë pushimin e çështjes
Pas përfundimit të seancës së sotme për dosjen ‘Partizani’, jashtë ambienteve të GJKKO, avokati Genci Gjokutaj është shprehur se hetimet paraprake lidhur me këtë çështje kanë treguar se mungon fakti penal. Për këtë arsye, sipas tij, mbrojtja është e detyruar të kërkojë pushimin e çështjes.
Gjokutaj theksoi se, qëndrimi i mbrojtjes ka qenë i qartë dhe konstant, duke përfunduar se nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar qëndrimin ndaj çështjes.
“Më datë 11 ora 9:30.
Fantazia juaj i paraprin realitetit, kështu që do të zhgënjeheni.
Në këtë seancë ishin kontestimet e prokurorisë ndaj qëndrimit tonë.
Ne nuk kemi qëndrim variabël. Ne e kemi shprehur që ditën e parë të këtij procedimi, gjatë gjithë hetimeve paraprake ju keni qenë në dijeni që mungon fakti penal. Në momentin që mungon fakti penal ne jemi të obliguar të kërkojmë pushim e çështjes, sepse nuk ka çështje.
Kështu që, kjo e mbyll atë historinë e qëndrimit të ndryshëm tonin, nëse do ta quanim këtu”, tha Gjokutaj