Vasili: Vendimi per Xhaçken, rrezoi perfundimisht Ramen dhe te gjithe deputetet rilindas, qe mbrojten dhunshem korrupsionin!
Nga Petrit Vasili
Edi Rama sot eshte me lakuriq se kurre dhe me i diskredituar se kurre perpara shqiptareve.
Ai e ka kthyer karrigen e kryeministrit ne nje bankomat, qe vetem prodhon para’ te pista dhe perfitime e favore korruptive.
Vendimi i djeshem i GJKKO per Xhaçken rrezoi dhe asgjesoi perfundimisht jo vetem juridikisht por edhe politikisht Ramen dhe te gjithe deputetet e tij, qe hodhen poshte dy here Vendimet e Gjykates Kushtetuese per rastin Xhacka.
Rama dhe deputetet e tij vendosen precedentin shume te rende te shkeljes se vendimeve te Kushtetueses vetem per nje individ dhe per nje bisnes te bazuar mbi vendime e shpronesime te paligjshme ku ishte perfshire edhe Kryetari i Bashkise se Himares Goro.
Kuvendi u perdor si lecke per te fshire pisllekun e korrupsionit te qeverise dhe perfitimeve te paligjshme e grabitjes se prones.
Ka disa pyetje fort te renda, qe kerkojne pergjigje:
Por cila ishte arsyeja e vertete qe fshihej pas ketyre votimeve idiote te Rames dhe deputeteve te tij ne favor te Xhackes dhe ketij investimi te bere pis?
Paratë e kujt fshiheshin pas tij qe detyronin te gjithe kete investim politik te Rames me deputetet ne kuvend?
Kaq i madh ishte ky operacion financiar investimi sa qe u investuan Rama dhe 75 deputete per te?
A eshte ky investim pjese e operacionit mafioz te rrembimit te pandalshem te pronave ne bregdet qe vazhdon prej vitesh?
A eshte ky investim pjese pastrimit masiv te parave, qe ndodh ne bregdet permes gjoja investitoreve strategjike dhe ndertimeve gjoja turistike?
Cili eshte roli i Edi Rames ne kete çeshtje ku ai dhe te tijte ne qeveri e shpallen investitor strategjik burrin e Xhaçkes, sepse Rama publikisht e mbrojti me te gjithe forcen kete vendim?
Me urdher te kujt institucionet mbyllen syte dhe nuk bene verifikimet normale kur dhane statusin e investitorit strategjik Gaçit qe perbente nje rast kaq flagrant e me kaq shkelje te trasha?
A do te hetoje me ne fund SPAK ne menyre te thelluar e ligjore kete çeshtje qe flet kaq shume dhe te ciles i eshte shmangur dhe e ka mbuluar deri tani?
Ky rast eshte shembulli me i qarte se çdo te thote te kesh Ramen kryeminister dhe rilindasit ne pushtet.
Keta mbyllin syte perpara traut, kur eshte fjala per vete, por qimen e flokut jane gati te shpikin per te rrembyer pronat e qytetareve.
Rasti Xhacka eshte shembulli me domethenes i kompromentimit ekstrem te kryeministrit dhe politikes se tij me interesa financiare, qe vijne ere dhe perdorimi i pacipe i politikes hapur dhe diten per diell per ti mbrojtur ato.
Mendoni çfare krimi eshte te votosh Ramen ne 11 maj!!