Berisha: Brenda 100 ditëve të para barra fiskale mbi naftën zbret në nivelin e Maqedonisë dhe Kosovës

Berisha: Brenda 100 ditëve të para barra fiskale mbi naftën zbret në nivelin e Maqedonisë dhe Kosovës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me demokratët e Malësisë së Madhe. Ai gjatë fjalës së tij ka premtuar se, brenda 100 ditëve të para, barra fiskale mbi naftën zbret në nivelin e Maqedonisë dhe Kosovës.

“Këtë vit në janar, Edi Rama shtroi në tavolinë buxhetin. 8 miliardë euro. 8 miliardë, çdo taksë e paguar nga ju. Qeveria nuk prodhon asnjë qindarkë. 8 miliardë euro. Dhe kur thotë, për pensionistët 16 milionë.

Atëherë, më thoni ju mua? A ka cinizëm më të madh se ky?

A ka shpërfillje më të madhe se kjo? Çfarë i quan ti këta njerëz? I konsideron ti njerëz?

Dhe kur ne dërguam ligjin për të vendosur minimumin jetik 200 euro, e mbajti në parlament nuk e votoi kurrë. Deklaroi se kjo e zhyt në humnerë Shqipërinë.

Unë jam këtu para jush, dhe ju lutem të trokisni, se unë do të doja shumë, të mos mbaja asnjë fjalim nëpër mitingje, por të shkoja të flisja në çdo derë, tek çdo shqiptar, tek çdo malësor, tek çdo malësore dhe të ulemi të bisedojmë me të. Jo, absolutisht! Nga 8 miliardë që janë këtu në tavolinë, do të ndahen ato që do t’i jepen 200 euro çdo shqiptari dhe nuk ka shqiptar që të marrë pension nën 200 euro.

Nuk janë shumë. Jo, absolutisht! Problemi ëhstë se 57% e pensionistëve në Shqipëri marrin një pension nga 67 euro që tha zotëria mbrëmë, maksimumi 168 euro. Pra, marrin një pension ndën 200 euro. Të gjithë pa përjashtim nga vitet e punës, nga çfarëdo lloj faktori tjetër do të marrë 200 euro.

200 euro do marrë çdo i papunë, çdo person në ndihmë ekonomike. Dhe jo vetëm kaq. Secili prej tyre do të ketë kartën e konsumatorit. Çfarë është ajo? Të gjitha mallrat që blejnë për ushqime dhe për gjërat bazë do t’i blini më lirë se të tjerët. 20% më lirë. Tvsh-në do ua kthejmë dhe do merrni 450 euro në vit, sipas llogarive të sotme, dhe sa të shkojë për ushqimet pa tvsh.

Jo vetëm këto.

Ilaçet. E kam thënë dhe e them. Në mënyrë absolute, Shqipëria do ketë listën e rimbursimit të plotë të ilaçeve që ka republika italiane.

Jemi larg italianëve ne me gjendje ekonomike, por me ilaçe do të jemi njëlloj si ata. E kemi këtë mundësi, padiskutim. Dhe ne do ta bëjmë.

Rroga minimale nuk do jetë nën 500 euro.

Çdo biznesmeni i them, nuk duhet të zemërohesh, duhet të tregosh mirëkuptim të plotë, sepse ne do të ulim taksat dhe barra tjera fiskale dhe të garantoj se do të kesh sukses më të madh. Por, ne nuk mund të pranojmë që shqiptarët të trajtohen me një rrogë me të cilën nuk e mbyllin dot muajin e as 15 ditëshin. Jo, do të trajtohen me një rrogë që të mund të përballojnë jetën. Kurse, ty si biznesmen, ne do të të ulim taksat, do të të ulim çmimin e energjisë nga 18 lekë, në 6 lekë.

Sot, isha në tregun e Tiranës dhe i them një zonje: do ta ulim çmimin e energjisë. Aq e kemi patur kur ke qenë ti, tha.

Nafta. Po ka një mënyrë për t’i rënduar qytetarët. Shkon dhe i ëvnë naftës taksën 1.1 euro, në një kohë kur të tjerët të dashur mië, e shesin naftën botë 1.1 euro.

Ky 1.1 euro i merr taksë. Ky, me këtë çmim ka inkurajuar gjithashtu kontrabandën. 300 mijë ton është kontrabanda e naftës, minimumi në Shqipëri.

Brenda 100 ditëve të para barra fiskale mbi naftën zbret në nivelin e Maqedonisë dhe Kosovën. Se ne tani kemi rënë aq në gropë, sa duhet të marrim njëherë shembullin, të ngjitemi ku janë Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe pastaj të shohim më lartë.

Kosova e merr naftën nga Durrësi, e shet 40% më lirë në Prishtinë. Kjo merr fund. Nafta nuk do mund të shitet në Shqipëri kurrë më shumë plus minus me çmimin që do të shitet në Kosovë, Maqedoni dhe në vende tjera.

Çdonjeri duhet ta dijë se në çmimin e naftës, nuk rëndohet vetëm ai që ka makinën. Rëndohet secili prej atyre që blen, pasi çmimi i naftës është çmim transporti për mallrat.

Pra, me këtë paketë ne japim një frymëmarrje. Ne, në një farë mënyre edhe rikthejmë dinjitetin e njerëzve, njerëz që nuk ulen dot të pijnë një kafe. Njerëz që rrinë në stola. Burra e gra që kanë shkri jetën e tyre në punë, dhe tani marrin një shpërblim qesharak. Merr fund kjo! Merr fund!

Ne fillojmë me këtë paketë, dhe i garantoj pensionistët dhe rrogëulëtit, do kenë kartën e konsumatorit”, u shpreh Berisha.

Share it :