Berisha: Shqipërinë do e integrojmë ne në BE sepse ne jemi ADN-ja e integrimeve!
Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë takimit me anëtarët dhe simpatizantë në degën 7 në Tiranë tha se, Shqipërinë do ta integrojë në BE, Partia Demokratike.
Berisha tha se, në këto 20 vite, kush ka qenë lokomotiva e integrimit? A nuk është ky që e festoi hapjen e negociatave me shampanjë, me fishekzjarre në vitin 2017, shpërndau edhe dekorata, me ambasadorë, me këta, negociatat nuk u hapën as në vitin 2018, as në vitin 2023, negociatat u hapën 3-4 muaj më parë. Pra, askush nuk duhet të mashtrohet sepse ky tund një pasaportë.
Berisha: Sepse ishim ne që firmosëm Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, i plotësuam kushtet.
Ishim ne që arritëm një arritje jete për shqiptarët, lëvizjen e lirë. Dhe çfarë bëri Edi Rama? Çoi emailet, telegramet që do dynden 800 mijë shqiptarë në Bruksel në mënyrë që të bllokonte heqjen e vizave.
Ishte PD që mori nga Komisioni rekomandimin për statusin e kandidatit. E bllokoi për këshilltarët e Fierit.
U përpoq të bllokonte NATO-n, por do mbetet e gdhendur me germa të zeza dita kur Shqipëria u anëtarësua në NATO, ai organizonte miting me portretet e Enver Hoxhës në sheshin Skënderbej.
Atëherë me thoni ju mua, në këto 20 vite, kush ka qenë lokomotiva e integrimit? A nuk është ky që e festoi hapjen e negociatave me shampanjë, me fishekzjarre në vitin 2017, shpërndau edhe dekorata, me ambasadorë, me këta, negociatat nuk u hapën as në vitin 2018, as në vitin 2023, negociatat u hapën 3-4 muaj më parë.
Pra, askush nuk duhet të mashtrohet sepse ky tund një pasaportë.
Po, Shqipërinë do e integrojmë ne në BE. Ne jemi ADN-ja e integrimeve.
Në ç’mënyrë do ta integrojmë? Absolutisht vetëm e vetëm duke zbatuar ligjet, kriteret, standardet.
Shqipëria nuk mund të shkojë në BE si një vend ku arrestohen liderët e opozitës për të marrë mandatin.
Shqipëria nuk mund të shkojë në BE si një vend ku shpërndahen licencat e kanabisit për të blerë votat.
Shqipëria nuk mund të shkojë në BE kur në zyrën e kryeministrit vjen pasardhësi i Çapos së Sinaloas në Meksikë.
Nuk shkon në BE kur kryeministrit i del emri në të gjitha dosjet e mëdha të krimit në Shqipëri dhe Europë. Në Amerikë po e po, aty e ka të hapur. Le të mos themi se si është ajo çështja McGonigal, do e ndjekë deri në fund.
Pra, unë shpresoj se askush nuk do të mashtrohet nga tundja e pasaportës se me Edi Ramën shkohet drejt të shkuarës.
Me Edi Ramën shkohet drejt varfërisë, drejt shkretimit të Shqipërisë nga shqiptarët, drejt sundimit të krimit dhe mbi të gjitha drejt përqendrimit të të gjitha pushteteve, të gjitha pasurive, të gjitha fondeve në duart e një grupi që nuk është gjë tjetër veçse ndërmarrje e përbashkët shtet dhe krim, krim dhe shtet.
Duke u falënderuar shumë për këtë takim entuziast të zjarrtë, që shpreh besimin tuaj në fitoren, besimin tuaj tek programi i PD.
Me 11 maj, të gjithë të votoni 1-shin.
Jemi njisha, jeni njisha!
Të gjithë ata që votojnë njishin, janë njisha, janë më të mirët.
Rrofshi ju.
U garantoj se kjo lagje do ketë të gjitha shërbimet, shkollat, qëndret shëndetësore, kopshtet, terrenet sportive që meritojnë banorët e saj.
Fitore, fitore, fitore!