Deputeti: Programi i PD do të rikthejë atë që Edi Rama shkatërroi gjatë këtyre 12 viteve

Deputeti: Programi i PD do të rikthejë atë që Edi Rama shkatërroi gjatë këtyre 12 viteve

Kryetari i PD, Sali Berisha, prezantoi sot kandidatët ‘PD-ASHM’ në Malësinë e Madhe, ku mbajti fjalën e tij edhe deputeti Ramadan Likaj.

Likaj u shpreh me një ndjenjë të thellë mirënjohjeje për mbështetjen dhe kurajon që ka marrë gjatë mandatit të tij në Parlament, duke theksuar se kjo ka qenë një periudhë e vështirë për partinë dhe Shqipërinë, por se me rikthimin e Berishës, ata janë më të fortë dhe të bashkuar.

Gjatë kësaj fushate do të shpaloset programi i PD-së dhe do t’i bëhet e ditur çdo pensionisti dhe çdo qytetari se PD-ja do të rikthejë ato që Edi Rama i humbi dhe shkatërroi gjatë këtyre 12 viteve’- u shpreh deputet

Sot jam më i lumtur se kurrë. Një përfaqësues i juaji për katër vite në Parlamentin e Shqipërisë. Nuk e di sa e kam përmbushur misionin tim, por absolutisht kam kurajon sot të kërkoj ndjesë për atë që nuk kam mundur të bëj gjatë katër viteve që kaluam së bashku. Faleminderit për kurajon, mbështetjen, për gjithçka që bëtë dhe në mënyrë të veçantë për atë që bëtë për Partinë Demokratike.

Vëllezër dhe motra, ne kemi kaluar një periudhë jo të lehtë brenda familjes tonë, nuk ishte e lehtë ta kalosh. Unë për vete, si përfaqësuesi juaj, e them me bindje dhe pastërti të shpirtit, nuk do ta kisha dashur veten të isha në Parlament kur ndodhi kjo ndarje e jashtëzakonshme, një luftë e jashtëzakonshme. Shqipëria dhe ne patëm fatin e mirë me rikthimin e njeriut të hekurt, Sali Berishës, dhe po e rikthejmë atë që jemi sot së bashku.

Nuk do të zgjatem shumë sot, gjatë kësaj fushate do të shpaloset programi i PD-së dhe do t’i bëhet e ditur çdo pensionisti dhe çdo qytetari se PD-ja do të rikthejë ato që Edi Rama i humbi dhe shkatërroi gjatë këtyre 12 viteve.

Share it :