Kemi përballë një kryebandit’, Boçi: Ky është një takim ku ne japim besën tonë dhe marrim besimin tuaj
Kryetari i PD, Sali Berisha ka prezantuar këtë pasdite kandidatët ‘PD-ASHM’ në Malësinë e Madhe.
Drejtuesi politik i PD për Shkodrën Luçiano Boçi deklaroi gjatë takimin se Malësia e madhe do të jetë “Madhështore”.
Luçiano Boçi: Dua të ju them dhe t’ju përcjell diçka shumë personale. Të vish në Malësinë e Madhe të duket vetja se po kapërcen nëpër mite, nëpër legjenda, nëpër epose, nëpër heroizma. Të duket vetja sikur ti përshkon historinë dhe takon ato burra dhe gra të cilët e kanë bërë dhe e bëjnë Malësinë e Madhe të madhe, prek atë konstitucion shpirtëror prej kombi që ka në themel të tij besën dhe burrërinë që nuk nënshtrohet asnjëherë qoftë pushtues i huaj qoftë pushtues politik siç është sot.
Ky nuk është një takim i thjeshtë elektoral. Ky është një takim ku ne japim besën tonë dhe marrim besimin tuaj që të shpërndajmë fitoren dhe flamurin e PD. Ky është një takim me historinë ku secili prej nesh është i gatshëm të shkruajë historinë dhe është i gatshëm të japë votën për ndryshimin dhe rrëzimin e regjimit
Prandaj ne jemi këtu për t’ju thënë se ajo që na ka sjellë këtu ne bashke me Sali Berishën është më e fortë se politike është më e amdhe se ambicia jone, është madje me e bukur se çdo përpjekje në jetën tonë dhe është me e sinqertë se disa karrige të parlamentit. Ne këtu vijmë të sjellim në shërbimin tuaj njerëz të ndershëm si ju, profesionistë të aftë që marrin angazhime politike.
Kemi përballë një makineri propagande që shan e shpif çdo ditë. Kemi përballë një politike banditeske. Kemi përballë një kryebandit dhe grabit çfarë ti dalë përpara, det, toke , mal pyje sepse kërkon të mbajë me vete shërbëtorët e tij. Kemi përballe kriminelë jo vetëm nga politike.