Policia shoqëron me forcë kryetarin e Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhin


Narkopolicia e Edi Ramës ka filluar ushtrimin e dhunës dhe terrorit ndaj drejtuesve të partive opozitare, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit.Narkopolicia e Edi Ramës ka filluar ushtrimin e dhunës dhe terrorit ndaj drejtuesve të partive opozitare, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit.

Në videon e publikuar nga Ora News, shihet se si Adriatik Alimadhi, Kryetar i Ballit Kombëtar, është shoqëruar me forcë nga policia në ambientet e një lokali në Tiranë reth orës 21:00.

https://youtube.com/watch?v=XZozD1Snaeg%3Fstart%3D58%26feature%3Doembed

Ende nuk ka asnjë reagim nga ana e Policisë së Shtetit, se për çfarë arsyesh është shoqëruar kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi në komisariat.

Demokrati Flamur Noka shprehet se ky është një skandal policor. Ai shpjegon se Alimadhi ndodhej në kafenenë e vëllait të tij kur kërkoi të mësonte nga policia arsyen e hyrjes dhunshëm e kërcënueshëm në një ambient privat, e mbi të gjitha pa mandat, por nuk iu dha asnjë shpjegim.

Skandal policor. Dhunë dhe rrëmbim live! Personi në video që tërhiqet forcërisht nga Policia e Shtetit është Adriatik Alimadhi, kryetar i Ballit Kombëtar. Z. Alimadhi ndodhej në kafenenë e vëllait të tij kur kërkoi të mësonte nga policia arsyen e hyrjes dhunshëm e kërcënueshëm në një ambient privat, e mbi të gjitha pa mandat. Horrave të rekrutuar nga rruga nuk u pëlqen mirësjellja dhe edukata. Ata njohin vetëm gjuhën e rrugëve si mjet imponimi.

Diskretitimi që i bëjnë uniformës së shtetit shqiptar këta banditë rëndon në xhepat e taksapaguesëve. Hiqini kapelet! Nuk meritoni respeskt.”- shprehet Noka.

Share it :