Asfalti elektoral në Lezhë/ Gjoni: E papranueshme! Paratë e shqiptarëve përdoren për fushatë, Task-Forca të hetojë…


Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Lezhë, Gjin Gjoni, ka reaguar ndaj investimeve të Qeverisë në infrastrukturën e Lezhës, duke i cilësuar ato si “asfalt elektoral” dhe duke theksuar se janë të fokusuar në fushatën zgjedhore, e jo në zhvillimin afatgjatë të qytetit.

Image

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Lezhë, Gjin Gjoni, ka reaguar ndaj investimeve të Qeverisë në infrastrukturën e Lezhës, duke i cilësuar ato si “asfalt elektoral” dhe duke theksuar se janë të fokusuar në fushatën zgjedhore, e jo në zhvillimin afatgjatë të qytetit.

Image

Në një postim të bërë në rrjetin social Facebook, Gjoni ka bërë apel që këto investime, që përfshijnë disa segmente rrugore të Lezhës dhe Kurbinit, të mos shihen si një manovër për të fituar vota, por si projekte të nevojshme për qytetarët dhe taksapaguesit e zonës.

Ai gjithashtu ka paralajmëruar se do të paraqesë një dosje në SPAK për të hetuar përdorimin e asfalit elektoral në këto zona.

Image

Postimi në FB:

Zotërinj të SPAK asfalti elektoral i Manualit 5D në Lezhë nuk është krim intelektual!

Ndonëse në 12 vite Rilindja e ka diskriminuar Lezhën sa i përket investimeve madhore në infrastrukturë, kur vjen puna tek asfalti elektoral në këmbim të votës qeveria tregohet dorëlëshuar edhe me Lezhën.

Në shumë zona të Lezhës e Kurbinit është prezent asfalti elektoral i standardit 5D, ku  vetëm në muajin Mars është investuar në asfalt elektoral në segmentet Tresh-Superstradë, Zejmen- Superstradë dhe tek rruga e varrezave në Bërzanë.

Banorët e këtyre lagjeve në Lezhë, nuk janë qytetarë të dorës së tretë, janë taksapagues të Lezhës, që me mund e djersë kanë ndërtuar vila e shtëpi, që do ti kishte zili çdo lagje në Evropë.

Ndaj investimet e institucione në këto zona, nuk duhet të jenë provizore për një grusht votash, por duhet të jenë rrugë me standarde, me ndriçim pasi këto rrugë nuk po ndërtohen më fonde bamirësie por po ndërtohen me paratë e taksapaguesve të Lezhës.

Ne po bëjmë gati dosjen për SPAK për asfaltin elektoral që po hidhet në Lezhë dhe i bëjmë apel Task Forcës së ngritur për krimet zgjedhore të mos qëndrojë indiferente përballë këtyre zhvillimeve.

Share it :