Berisha: Elbasani nuk do jetë më i mafies! Arbjani i Ndraghetës dhe Taulanti i Suel Çelës do shkojnë aty ku e kanë vendin
Gjatë fjalës në prezantimin e kandidatëve të qarkut të Elbasanit për koalicionin ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se, qyteti nuk do të jetë më i mafias.
‘Deputetët e krahut tjetër janë përzierje Ndragheta-Çela. Edhe Balla, por Balla është mbrapa. Janë pra kandidatë të krimit qeveritar, të krimit ordiner, të krimit të mafies. Arbjan, ty të solli Edi Rama në Elbasan për të shpëtuar lëkurën se ortakun tënd, Milorancin, antimafia italiane e çoi atë ku duhej të ishte. Të solli këtu në Elbasan me lejtnant Suel Çelën dhe bandën e tij.
Qytetarë të Elbasanit, ja ku jap fjalën e nderit, se banda aty ku është, se banda në qeveri, se Arbjani i Ndraghetës, se Taulanti i Suel Çelës do shkojnë aty ku e kanë vendin’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij.
Miq, nuk ka një popull të dytë më të vjedhur se sa shqiptarët në 12 vite.
Alternativa e tyre mbeti vetëm të largohen nga ky vend sepse këtu nuk mund të siguronin mbijetesën, pa le më të ndërtonin ëndrrën e tyre.
Miqtë e mi, para kësaj situate, PD vjen para jush me një zotim solemn për të kaluar nga kjo gjendje dramatike në projektin e Shqipërisë Madhështore, e Shqipërisë së ëndrrave të djemve dhe vajzave shqiptare.
Edi Rama, pas 12 vitesh, përsëri bën bandillin, del para shqiptarëve me serialin e mashtrimeve.
Nuk flet për program. Për atë, për Edi Ramën, nuk është problem pensioni tmerrësisht i ulët. Nuk është problem largimi i të rinjve. Nuk është problem sundimi i krimit sepse ai sundon së bashku me ta. Nuk është problem falimentimi i ndërmarrjeve prodhuese për shkak të narkoeurove dhe Ballkanit të Hapur.
Për të, problem është opozita, i biri i të atit tregohet. Pasi bëri gjithçka për një Shqipëri pa opozitë, tani përpiqet t’ua paraqesë opozitën me krahasime, hardhuca, zhapinj, zhaba, etj.
Ai vërtet është shumë i pasur, ai vërtet ka saraje, ai vërtet ka rrëmbyer qindra mijëra tokë në Himarë, ai vërtet ka qindra milionë sipas OSBE në konto, por ka një gjë që i mungon atij.
Ai është i shkretë, është i varfër në kulturë. Ai gafoi duke më krahasuar mua me bufin, simbolin e mençurisë dhe urtësisë në të gjitha kohërat. Që nga Athinaja tek Harri Poter.
Ndaj dhe Edi Rama, je i pashpresë. Unë, bashkë me këta demokratë, të japim fjalën se me 11 maj do të nisim aty ku e meriton.
Miqtë e mi, ne paraqesim para jush sot kandidatë, djem, vajza, burra dhe gra fisnikë, njerëz që ju i njihni. Këtu kemi Tomorr Alizotin, një nga përfaqësuesit më dinjitozë të brezit të tij.
Por edhe një nga përfaqësuesit më dinjitozë të asaj shtrese që sakrifikoi jetë dhe qindra e mijëra vite jete për liri, dinjitet dhe vlerat njerëzore, të persekutuarit politikë.
Ne vijmë këtu me këtë ekip, i njohur për ju dhe asnjë anonim.
Ne vijmë këtu me këtë ekip kandidatësh që u kanë shërbyer ju në të gjitha fushat.
Dhe fjala ime e nderit është se ky ekip, deputetë në parlamentin shqiptar, është garanti më i fuqishëm për të bërë realitet programin e Elbasanit madhështor dhe Shqipërisë madhështore pikë për pikë.
Deputetët e krahut tjetër janë përzierje Ndragheta-Çela. Edhe Balla, por Balla është mbrapa.
Janë pra kandidatë të krimit qeveritar, të krimit ordiner, të krimit të mafies.
Arbjan, ty të solli Edi Rama në Elbasan për të shpëtuar lëkurën se ortakun tënd, Milorancin, antimafia italiane e çoi atë ku duhej të ishte.
Të solli këtu në Elbasan me lejtnant Suel Çelën dhe bandën e tij.
Qytetarë të Elbasanit, ja ku jap fjalën e nderit, se banda aty ku është, se banda në qeveri, se Arbjani i Ndraghetës, se Taulanti i Suel Çelës do shkojnë aty ku e kanë vendin.
Mos mendoni ju se mund të lozni me virtytin, me guximin, me trimërinë e demokratëve, e qytetarëve të Elbasanit. Ju do merrni atë që meritoni.
Elbasani nuk është i mafies, është i dijes, është i qytetërimit, është i burrërisë, është i mençurisë.