PD e themeluar nga njerëz të lirë’/ Alizoti: Shqiptarët të bashkohet, me 11 Maj është çlirimi i Shqipërisë nga bandat kriminale

PD e themeluar nga njerëz të lirë’/ Alizoti: Shqiptarët të bashkohet, me 11 Maj është çlirimi i Shqipërisë nga bandat kriminale

Kryetari i PD, Sali Berisha, zhvilloi ditën e sotme një takim me demokratët e Elbasanit, ku prezantoi edhe kandidatët e zonës. Gjatë këtij takimi, drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit për Partinë Demokratike, Tomorr Alizoti, theksoi se Partia Demokratike ka kaluar shumë sfida dhe përpjekje për të ruajtur lirinë dhe integritetin e saj.

Ai u shpreh se, kundër të gjitha parashikimeve të disave që menduan se PD po shkatërrohej, kjo parti mbetet një forcë e fuqishme që ka lindur nga njerëzit e lirë dhe të guximshëm, dhe se fitorja është e sigurt

Alizoti i bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen për t’i dhënë fund një qeverisjeje që ka sjellë dëm të madh, duke e kthyer Shqipërinë në një vend të shpopulluar dhe të varfër.

Ai theksoi se fitorja e 11 Majit është e domosdoshme për çlirimin e vendit nga korrupsioni dhe krimi, duke siguruar një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.

Tomorr Alizoti:

Dy fjalë për ata që menduan se PD është drejt shkatërrimit: njëherë fitore për të gjithë. Edhe për ata që janë pjesë e botës së krimit dhe u shkojnë qytetarëve natën për t’u blerë votat, edhe për ata një fitore. Ta dinë të gjithë, në qarkun Elbasan dhe ata të krimit, që PD është një parti e themeluar nga njerëz të lirë, të guximshëm, nga njerëz që nuk tremben. Fitore!

A ju kujtohet që, me ndihmën e Soros, gjykatave dhe të gjithëve që thoshin se PD nuk do të ekzistonte më, se doktori ishte në ballkon dhe ne poshtë? Fuqia e njeriut të lirë është një element hyjnor dhe kjo parti, me gjithë gjynahet e saj në ’91, i dha mundësinë njerëzve të besonin në Zot.

PD, së bashku me liderin e saj historik, ka kaluar një udhëtim të vështirë dhe, sot e nesër, ka një mision: sa të jetë partia e punës, PD do të jetë shpëtimtarja e këtij vendi.

Ata që merren me filma e dinë se kjo është fushata më banale, një fushatë ku kryeministri aktual nuk ka thënë asnjë fjalë për bujkun, fshatin, ekonominë, shpopullimin.

Të nderuar qytetarë, sot Shqipëria është drejt shkatërrimit. Ju që jeni këtu dhe të gjithë shqiptarët, bashkohuni! Më 11 maj është çlirimi i Shqipërisë nga një bandë kriminale që ka kthyer qytetin e zotërinjve dhe mjekëve në një vend kartel.

Share it :