2025, Shqipëria e satelitëve/ Shpopullimi/ Pa ujë dhe rrugë të shkatërruara, fshatrat e Përrenjasit drejt zhdukjes

2025, Shqipëria e satelitëve/ Shpopullimi/ Pa ujë dhe rrugë të shkatërruara, fshatrat e Përrenjasit drejt zhdukjes

Fshatrat e Përrenjasit po përballen me një braktisje të vazhdueshme nga banorët, të cilët detyrohen të largohen për shkak të mungesës së kushteve bazike të jetesës.

Infrastruktura e amortizuar, mungesa e ujit të pijshëm dhe shërbimeve shëndetësore kanë bërë që shumë familje të kërkojnë një jetë më të mirë diku tjetër. Pavarësisht potencialit natyror të zonës, neglizhenca e autoriteteve ka çuar në shpopullimin e fshatrave Stranik dhe Pojanik duke lënë pas vetëm të moshuarit, të cilët përballen me vështirësi të mëdha

Këtu ka pas zhvillim të madh, vetëm në qytezë ka pas mbi 400 banorë. Po të fusësh edhe kooperativën 2000 punonin në atë zonë në atë kohë. Me kalimin e viteve me mbarimin e shfrytëzimit të pyllit u rralluan dhe punëtoret. Unë mbaj mend Dhimitër Xhuvanin shkrimtarin e Elbasanit vinte këtu, shkrimtari Ismail Kadare rrinte nga 15 ditë, ekipi Sopotit stërvitej këtu. Sot ka ndryshuar 100 për qind kanë ikur shumë njerëz këtu kanë ngelur 20 për qind e asaj popullate. “

Këtu ka pas shumë njerëz, këtu mund të kishte 2000 punëtor që punonin, kurse sot është një shkretëtire që nuk ka fundin. ”

Si pasojë e largimit të popullsisë edhe shkollat janë mbyllur ndërsa nxënësit e mbetur u duhet të shkollohen në institucionet larg vendbanimit te tyre.

“ Kohët e fundit është bërë largim shumë i madh. Pasojat janë goxha si për fshatin ashtu edhe për vetë komunitetin këtu. Kryesorja është se rruga është goxha e prishur, është problem rruga. Shkollat i kemi pasur deri tani, por numri i fëmijëve ka rënë jashtë mase, dhe gjendja është e papërballueshme për komunitetin tonë. Ç’të them mosha jonë ka ngel këtu tani. ”

Sot jo vetëm në Prrenjas shumë fshatra janë braktisur, shkollat janë mbyllur dhe dimrat e ashpër izolojnë banorët e mbetur./ Euronews Albania

Share it :